Kryesore
“Jemi kthyer në vend qesharak”, Lela: Ja arsyet pse duhet të protestojmë më 18 Shkurt
Analisti Alfred Lela ka dhënë disa arsye për pjesëmarrjen në protestën e 18 shkurtit të organizuar nga Partia Demokratike.
Arroganca, pandjeshmëria e mazhoranës për zgjedhjet e lira, dhe situata qesharake ku ndodhet vendi, sipas Lelës, janë disa nga arsyet.
“Ndërkohë që debati është i vjetër, konteksti është ri. Rrethanat politike janë që kjo mazhorancë është arrogante edhe fal numrat të tejfryrë të saj. Ka një pushtet të madh. Kjo është që e bën atë protestë interes publik. Shtoj edhe një gjë tjetër që është një arsye më shumë për të dalë në shesh, paraja e madhe”, tha Lela në “Tonight”.
“E kanë pranuar edhe vet ministrat. Qeveria është vetëakuzuar. 40% e qeverisë i ka thënë 60 për qind të qeverisë që ke bërë këtë të zezë dhe atë të zezë. Paraja e madhe e industrisë së rëndë të kanabizimit të Shqipërisë. Kemi nxjerrë 10 kg hahash nga Lazarati dhe janë bërë 10 mijë tonelata a më shumë. Çfarë do numri që të themi nuk është abuzim.
Konteksti dhe rrethanat janë të reja dhe alarmante. Fatkeqësia është që mazhoranca e sotme dhe opozita e djeshme që gërthiste me të madhe duke vendosur çadra e duke djegur goma, duke kapërcyer gardhet e institucioneve, në emër të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, tani është komplet e pandjeshme dhe nuk ia nin për të njëjtën klithmë që vjen për të njëjtën gjë që janë zgjedhjet. Opozita e djeshme e ndante me mazhorancën 4 vota. Diferenca ishte qesharake.
Kanë kapur çdo gjë. Industrinë e madhe të propagandës dhe kanabisit. Aq shumë është ngufatur dhe ka dalë vreri i sikletit të gjësë, saqë ia thonë edhe njëri-tjetrit. Në protestë dilet edhe për gjendjen qesharake të vendit, e të këtyre që na qeverisin. Dilet se janë bërë qesharak. Unë mund të dilja për këto, për asgjë tjetër.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu