Një numër i konsiderueshëm njerëzish kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre në zyrë. Është deri diku i kuptueshëm fakti që ne duam të bëjmë përshtypje sa më të mirë, sidomos nëse jemi në një kompani të re, por në përpjekje për t’u bërë punonjësi më i mirë, nuk e kuptojmë se disa prej këtyre cilësive që mund të duken shumë pozitive mund të shndërrohen në faktorët kryesorë të shkatërrimit të karrierës sonë.
Ku jeni duke gabuar dhe si mund ta përmirësoni një gjë të tillë (gjithmonë nëse doni të ndryshoni):
Martiri i orëve të vona
Në çdo kompani ka gjithmonë një punonjës, i cili është i fundit që del nga puna. Disa prej tyre besojnë se kjo është një mënyrë e mirë për t’u dalluar nga të tjerët dhe për të bërë përshtypje të mirë te drejtuesi. Gjithsesi për drejtuesit “martirët e orëve të vona” nuk kanë prioritet ndaj të tjerëve, sepse për ata nuk është e rëndësishme koha që shpenzoni në zyrë, por sa punë bëni. Prandaj këshillohet që të punoni gjatë orëve të vona vetëm nëse keni vërtet pune dhe jo vetëm sa për t’u dukur apo për të lënë një përshtypje më të mirë (gjithmonë sipas jush).
I gjithanshmi
Këtë punonjës ju e ndeshni gjatë mbledhjes dhe pastaj si me magji ai ju shfaqet përpara kompjuterit të tij duke përfunduar raportin e mbledhjes të sapozhvilluar. Sa ktheni kokën pas, e shihni sërish duke u marrë me diçka tjetër. Ai ndodhet kudo dhe duke u marrë me shumë gjëra njëkohësisht por asnjëherë nuk e çon një projekt deri në fund. Kur ju kaloni nga një detyrë te një tjetër ju shpërqendroheni dhe vini në lojë efikasitetin dhe produktivitetin tuaj. Një gjë e tillë do t’ju marrë më shumë kohë dhe në fund të ditës së punës edhe pse ju keni shpenzuar të gjithë kohën ë mundshme nuk keni arritur të përfundoni asnjë prej detyrave të kërkuara.
Më efikasi
Pjesa më e madhe e punonjësve që do të lexojnë këtë artikull nuk do të bien dakord me një gjë të tillë, por në disa pozicione pune dhe në disa kompani të caktuara, të qenët shumë efikas mund të jetë destruktive për karrierën tuaj.
Ka pozicione të caktuara pune, ku ndaj punonjësve marrin masa të ndryshme vetëm sepse ata punojnë më shpejt seç duhet. Këshillohet që të gjitha punët që keni për të përfunduar gjatë ditës t’i mirëpjesëtoni me orët e punës. Sepse çfarë kuptimi do të kishte nëse ju i mbaroni të gjitha punët që në orën 1:00 dhe do të rrinit 3:00 orë të tjera kot duke mos bërë asgjë. Por kjo varet mbi të gjitha nga pozicioni i punës dhe nga kompania etj.
Llupësi i ëmbëlsirave
Ky punonjës i adhuron ëmbëlsirat dhe madje ka edhe dëshirë të gatuajë për stafin. Tek e fundit kush nuk i do ëmbëlsirat? Por, jo gjithmonë, sepse edhe kjo ka edhe anën e saj negative.
Kur ju merrni me vete ëmbëlsira në ambientin e zyrës, ju nuk i respektoni dietat e kolegëve të tjerë. Edhe pse kjo nuk është diçka që në fund të fundit duhet t’ju interesojë se s’bën, por në mënyrë të pandërgjegjshme ju shkaktoni nervozizëm te kolegët tuaj, situatë kjo e cila mund të përkeqësohet deri në konflikte verbale.
Sociali
Ky është tipi i punonjësit i cili nuk mund të kalojë pa i përshëndetur të gjithë punonjësit e tjerë. Por edhe kjo ka anën e saj negative sepse tipa të tillë vuajnë nga ‘diarreja e fjalëve’. Ata flasin, flasin, flasin dhe vetëm flasin, pa e kuptuar se kjo mund të bezdisë edhe kolegët e tjerë. Punonjës të tillë kthehen në kërcënim të shefave, të cilët mundohen që t’i mbajnë sa më larg kompanisë së tyre tipa të tillë, dhe madje ka edhe nga ata shefa që bëjnë të pamundurën për të mos lejuar socializimin e punonjësve njëri me tjetrin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu