Shën Valentinin, e doni ose jo, është dita të cilën vështirë ta injoroni, edhe pse tashmë është kthyer në një festë konsumizmi.
Të dashuruarit presin, një gjest dashurie, një surprizë, një dhuratë. Ja cila është sipas një kërkimi, lista e dhuratave për Ditën e të Dashuruarve.
TOP 5 DHURATA PËR FEMRAT
1. Bizhuteritë 71%
2. Trajtime bukurie 63%
3. Një arratisje romantike 58%
4. Një mbrëmje të paharrueshme 52%
5. Veshje dhe aksesorë 45%
TOP 5 DHURATA PËR MESHKUJT
1. Pajisje teknologjike 65%
2. Veshje sportive 57%
3. Përvoja me adrenalinë 41%
4. Bizhuteri 32%
5. Koncerte/ndeshje sportive 29%
Në vend të parë janë bizhuteritë, një dhuratë klasike që nuk i ikën kurrë moda, e ndjekur nga dëshira për të përjetuar përvoja të reja me partnerin. Për çudi, edhe meshkujve u pëlqejnë gjithnjë e më shumë bizhuteritë me dizajn bashkëkohor që t’u shtojnë vlerë veshjeve të tyre. Çokollatat dhe pelushët për femrat, parfumet dhe aksesorët me formë zemre për meshkujt humbin pozicion në klasifikim dhe rezultojnë gjithnjë e më pak të kërkuar.
Këto janë rezultatet e një kërkimi të agjencisë Espresso Communication te 1500 persona, mes 20 dhe 50 vjeç.
Po përse bizhuteritë mbeten një ndër dhuratat klasike më të pëlqyera?
Ja përgjigjet e disa prej ekspertëve të fushës
Gjithnjë e më shumë në kërkim të emocioneve dhe kujtimeve, sot njerëzit identifikojnë vlerën e një bizhuterie jo vetëm në karakteristikat fizike të materialit në fjalë, por në një tërësi vlerash të paprekshme dhe individuale ndër të cilat kreativiteti, inovacioni, bukuria.
Kjo hipotezë konfirmohet edhe nga ekspertët e fushës. “Bizhuteritë përfaqësojnë ndjenjat më intime dhe njerëzore – shpjegon Susanne Kölbli, drejtor kreativ në kompaninë Thomas Sabo, me bazë në Gjermani.
Dashuria, qetësia e brendshme dhe momentet e bukura në jetë pasqyrohen tek vetë bizhuteritë, duke rritur dëshirën për t’i vënë dhe për t’i ndarë me njerëzit që keni për zemër.
Po përse bizhuteritë nuk njohin krizë dhe mbeten dhurata më e pëlqyer dhe e vlerësuar? Sipas Roberta Paltrinieri, drejtoreshë e Cescocom (Qendër studimore mbi konsumin dhe komunikimin në Universitetin e Bolonjës) “bizhuteritë kanë karakteristikën e kohëzgjatjes. Një objekt i tillë është përgjithmonë sepse nuk e humb vlerën, por qëndron gjithnjë aty duke i kujtuar personit të cilit i është dhuruar, një ndjenjë dashurie”.
“Bizhuteritë ekzistojnë prej kohësh dhe do të ekzistojnë përgjithnjë” – shpjegon Conticelli, autore e një teze diplome për tregun e bizhuterive, në Universitetin e Parmës. Pra një bizhuteri është objekti që më mirë se çdo gjë tjetër mund të përfaqësojë një emocion duke e bërë të përjetshëm.
Së fundmi, sipas Francesca Setiffi, docente e sociologjisë së konsumit në Universitetin e Ca’ Foscari në Venecia, “bizhuteritë kanë një domethënie të shenjtë dhe që i dallon ato nga gjithë produktet e tjera lifestyle”.
Këto vëzhgime konfirmohen edhe nga të dhënat e kërkimit. Një ndër arsyet kryesore, në fakt, është dëshira në rritje për të celebruar një arritje të rëndësishme personale apo profesionale, me diçka simbolike të çmuar për ta mbajtur gjithnjë me vete.
Ndër arsyet e tjera është vullneti për të afirmuar personalitetin, duke vënë aksesorë me dizajn të veçantë dhe materiale të sofistikuara dhe në fund thjesht dëshira për të shfaqur statusin social.
Siç shpjegon Roberto Zanetti, docenti i dizajnit për bizhuteri në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, “në bazë të suksesit të një aksesori dedikuar një publiku mashkullor qëndron nevoja e krijimit të një empatie që i jep jetë ndërveprimit me atë që e vë e duke hyrë në sintoni me përdoruesin”.
Burimi: ANSA/Monitor
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu