Aktualitet
Kufiri të mbetet imagjinar
Përmirësimi i kushteve meterologjike ka bërë që në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit të shtohet fluksi i shqiptarëve të Kosovës të cilët duket se shfrytëzojnë çdo ditë më diell për të vizituar qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Vetë kalimtarët kërkojnë që kufiri të mbetet imagjinar, pasi mes shqiptarëve nuk duhet të mbeten më hije nga e kaluara. Gjatë fundjavës, më shumë se 2 mijë persona kanë hyrë në territorin tonë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare, ndërkohë për dy javët e fundit numri i tyre shkon në 13 mijë e 500 persona.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu