Lidhu me ne

Kryesore

Artan Hoxha: Pa Lsi, “Rilindja” humbet thellë! Nuk e shpëton as kanabisi dhe as banditët!

Artan Hoxha: Pa Lsi, "Rilindja" humbet thellë! Nuk e shpëton as kanabisi dhe as banditët!

Nën ankthin e pasigurive të zgjedhjeve të qershorit 2017, në kohën kur konflikti brenda supermazhorancës, fryrë më tej me trafikim deputetesh dhe sigla partish, krimbur së brendshmi nga korrupsioni dhe krimi, një panel analistësh në Top Channel u rrekën të transpozojnë rezultatet 2013 në zgjedhjet 2017 me dy qëllime: të propagandonin fuqinë e Rilindjes dhe aleatëve të saj, të vjetër a të rinj, që së bashku mund të fitonin edhe 71 vende në parlament pa LSI, e kështu të kompleksonin LSI për të mos dalë më vete por t’i bashkohet kokëulur Rilindjes.

Lideri i opozitës e quajti medie fake news – e lajmeve të rreme – ndërsa lideri i LSI ka kohë që e konsideron media sorosiane, pra njësoj, fake news. E meqë ai panel u lodh me shifrat e largëta 2013 po u japim mundësinë të rishikojnë përfundimet me shifrat e zgjedhjeve 2015.

Në zgjedhjet vendore gara e vërtetë është ajo mes kandidatëve për 61 kryetarë të bashkive. Tek kandidatet konvergojnë forcat dhe dobësitë e koalicioneve mbështetëse. Sa për votat për siglat e partive nga të cilat dalin mbi 1600 këshilltarë në këshillat bashkiake, me to bëhet mjaft me shumë pazar se në atë të Roskovecit, siç i cilësoi zgjedhje 2015 Rama i LSI-së, ndaj as që ia vlen të merresh me to për të nxjerrë ndonjë konkluzion.

Duke përjashtuar nga analiza votat e kandidatëve jashtë dy koalicioneve, që për hir të së vërtetës dëmtuan më shumë kandidatët e PD, rezulton se kandidatët e koalicionit demokrat morën së bashku 670 mijë vota apo 44% ndërsa ata të koalicionit Rilindës+LSI+mbi 40 parti të tjera, përfshirë atë çame të Idrizit apo atë të Topit, morën së bashku 840 mijë vota apo 56%.

Në zgjedhjet 2015 supermazhoranca ishte veç prej 20 muajsh në pushtet, ende nuk ishte përfshirë hapur në konflikt të brendshëm, përveç rastit Doshi-Meta e që e zgjidhi në favor të të dytit, dëmet mbi kurrizin e shqiptarëve ishin ende në fillesë ndërsa shkalla e blerjes dhe/ose frikësimit të votës nuk lejoi ngushtimin edhe më të madh të diferencës. Ndërkaq, opozita ishte ende në gjysmëfazën e riorganizimit të vet, ende e pa çliruar nga efektet psikologjike të pushtetit 8-vjeçar dhe humbjes në zgjedhjet 2013.

Megjithatë, rezultati i kandidatëve të saj, ishte hap i madh para, hap që tregoi se opozita po ngrihej dhe supermazhoranca po hynte në fazën e degjenerimit.

Që nga zgjedhjet 2015 kanë ndodhur shumë ngjarje që e kanë diskredituar pa kthim supermazhorancën superarrogante, veçanërisht pjesën Rilindëse të saj, ndërkohë që LSI rreket të çlirohet nga kosto e këtij diskreditimi.

Duke konsideruar rezultatet 2015 dhe efektet e këtyre dy viteve opozita ka shanse reale për t’i fituar këto zgjedhje. Sa për ilustrim, opozitës, për të arritur shifrën prej 68 deputetë, nga 61 që rezulton sipas shifrave 2015, i duhet të mbaje rezultatin 2015 të arritur në disa qarqe si në Berat, Fier, Shkodër, Kukës dhe të rekuperojë, të paktën në rezultatin politik historik të saj, ne qarqet Durrës, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Lezhë, qarqe këto ku opozita ka mjaft rezerve përmirësimi. Me këtë hipotezë, fare minimaliste, rezultati i opozitës do të luhatej në 65-68 deputetë. Nga këtu deri tek kufiri prej 70 deputetë luajnë rol pritshmëritë për fitore të elektoratit që krijojnë efekt ortek.

Sa për LSI, shtrohet pyetja: nga 840 mijë vota në zgjedhjet 2015 sa ishin vota LSI-ste? Kujtojmë këtu se në momentin e shkëputjes nga PS, në zgjedhjet 2005, LSI mori afro 120 mijë vota, në momentin më të keq, në zgjedhjet 2009, mori mbi 70 mijë vota, dhe në ato më të suksesshmet 2013 mori afro 180 mijë vota.

Si do që t’i përgjigjesh kësaj pyetje, përfundimet janë dy:

Pa LSI-në në koalicion, Rilindja&co humb thellë në zgjedhjet e qershorit 2017. Në këtë skenar politik Rilindjen nuk e shpëton nga humbja as paratë, as kanabis, as banditet. Kjo është fare e qartë për këdo me dy pare mend në kokë. Për rrjedhojë, aktivizimi i këtij faktori do të ishte i padobishëm, pra minimal, zgjedhjet do të ishin më të qeta, rezultati elektoral, do të ishte më pranë qëndrimeve të vërteta politike të shqiptarëve e, më e qetë do të ishte edhe periudha pas zgjedhjeve me kalim të butë të pushtetit. Me më shume gjasa, LSI do të kontrollonte numrin prej 71 deputetë e do të kishim një qeveri koalicioni.
Me LSI-në në koalicion, fitorja e opozites vështirësohet, humbja do të ishte dinjitoze, pa përjashtuar këtu mundësinë e vjedhjes masive të votave nga Rilindja&co. Në këtë skenar, paraja, krimi dhe kanabis, armë tipike këto të Rilindjes, jo vetëm do të përdoreshin në shkallë të gjerë por, më shumë se ndaj opozitës do të shkaktonin kosto, direkt apo indirekt, në rezultatin e LSI. Në këtë skenar, fuqizuar e trimëruar me krim e kanabis, Rilindja do të donte me një gur të vriste dy zogj – edhe të mposhte opozitën edhe t’i hiqte LSI kontrollin e numrit prej 71 deputetë. Zgjedhjet për pasojë do të ishin të tensionuara, rezultati i papranueshëm me gjithë përplasjet, kostot dhe pasiguritë që sjell ky mospranim.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook