Aktualitet
Pse duhet të japë llogari Blerta Kraja për doganat? Drejtoreshë ishte Spiropali.
Ish nëndrejtoresha e doganave, Blerta Kraja ka folur për një çështje të dyshuar për abuzime në doganat shqiptare. Bëhet fjalë për riparimin e një skaneri të kushtueshëm, në dhjetor të 2014. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi shkelje të konsiderueshme, për tenderin në fjalë. Pikërisht për këtë çështje, ish nëndrejtoresha u mor në pyetje nga prokuroria pak kohë më parë. Në një interviste për Shqip, ajo nuk pranoi asnjë përgjegjësi për tenderin, duke shpjeguar se nuk ishte ajo drejtore e Përgjithshme;
“Eshtë kompetencë e titullarit të autoritetit kontraktor organizimi dhe realizimi i gjithë procedurës. Unë s’kam qenë drejtore e përgjithshme e Doganave, e megjithatë nuk e di kush është kujdesur që të më rëndojë dhe dëmtojë padrejtësisht” tha Kraja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu