Kryesore
Haradinaj publikon foton e Daçiç me Millosheviç
Reagimi i Haradinajt:
Ivica Daçiç, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet dhe shokët e tij edhe në gra e në fëmijë. Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!
Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai dhe qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiçin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
Daçiçi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!
Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti! Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiçit dhe jo vetëm!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu