Aktualitet
Lopa në Zvicër jeton më mirë se ne këtu
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se partia e tij do ti bashkohet protestës së 18 shkurtit, të lajmëruar nga PD.
“Aleanca Kuq e Zi do ti bashkohet protestës së PD dhe opozitës”, tha Spahiu nga selia e AK-së.
Kërkojmë “votim pa Edi Ramën kryeministër”, shkoi ai, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta.
“Të majtët e urrejnë më shumë Edi Ramën, se ka tradhtuar idetë e socialistëve”, shtoi Spahiu.
Kreu i AK-së shtoi se shqiptarët jetojnë më keq se kafshët.
“Edhe lopa në Zvicër jeton më mirë se shqiptarët në Gramsh, Cërrik….”, tha Spahiu.
“Një shqiptar në Shqipëri duhet të bëjë tre punë që të marrë sa një i burgosur në Gjermani”, deklaroi ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu