Lidhu me ne

Kryesore

Agolli ‘përplas’ Fugën me Dom Gjergjin. Akademiku: Qortoj me dhimbje njeriun e Zotit!

Dritëro Agolli dhe pikëpamjet, vlerësimet apo mendimet që personalitete e figura të njohura kanë ndarë pubikisht ka shkaktuar një tjetër “përplasje”. Akadamiku Artan Fuga replikon ashpër me dom Gjergj Metën, për një shkrim që ky i fundit publikoi dje në “Panorama”, teksa shkruante se Agolli meritonte rekuiem dhe se “me ne të këtejmit nuk ke asnjë gjyq për të bërë”.

Fuga në një opinion sot në “Panorama” qorton me dhimbje njeriun e Zotit Gjergj Meta, teksa i numëron gjithë gabimet, sipas tij shumë të rënda që ka bërë me shkrimin në fjalë.

fuga

ARTAN FUGA *

Dje ai nuk ndenji pa shkruar një tekst me rastin e ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit. Unë nuk kam qenë ndonjë amator i flaktë i poezisë apo prozës së Dritëro Agollit, po të heq librin e tij të fundit «Arka e Djallit», që më ka pëlqyer për vdekje. Gjithsesi, krijimtaria e tij më dukej paksa si patetike dhe e ashpër. Por, kush jam unë ta vlerësoj ose jo Dritëro Agollin e madh! Një ish-nxënës që mësonte me vështirësi vjershat e tij përmendsh. Nuk më ngjisnin. Kaq.

Unë e kam vlerësuar shumë njeriun e Zotit Gjergj Meta, sepse e kam parë gjithmonë me shpresë, si edhe një urë mes nesh mëkatarëve laikë dhe inteligjencës rrotull Kishës Katolike. Madje i kam parë me simpati daljet e tij të rregullta te «Panorama».

Por dje ai ka gabuar rëndë, sipas meje dhe, prandaj, si njeri i Zotit që do të dijë të më falë gabimet, unë po e qortoj sot me zemër në dorë Gjergj Metën.

Pse e qortoj? Sepse ka ngatërruar zhanret e të shprehurit, e nis tekstin e tij si opinion dhe e mbaron si meshë për shpirtin e të ndjerit Dritëro Agolli. Mos na ngatërro hapësirën laike të mediave duke konfonduar opinionin me meshën!

E di zoti Gjergj Meta se Dritëro Agolli nuk ka qenë katolik, por mesa gjykoj, ka rrjedhur ose nga një familje me besim islam ose bektashi? Që kur një bektashi, mysliman, hindu, a i një feje tjetër, do të dalë para të njëjtit Zot, sikurse ai i Gjergj Metës, sikurse e parashikon ky i fundit?

Mos nuk është paksa si një lloj totaliteti pa dashur, që cenon diferencat fetare, kur të gjithë duhet të dalin para një Zoti që është juaji, njeriu i Zotit Gjergj Meta?

Keni ju të drejtë ta bëni lutjen edhe në emër të feve të tjera?

Njeriu i Zotit, Gjergj Meta, i bën gjykimet Dritëroit sepse ai i ka gjuajtur me gurë Zotit. E vërtetë, Agolli është paraqitur si ateist, laik. Mbase ka bërë mëkat, kushedi! Por, a ka të drejtë një njeri i Zotit t’i bëjë lutjen e Zotit publikisht dikujt që në të gjallë të tij nuk e ka dashur dhe nuk e ka besuar atë Zot!

Mua më duket dhunë e rëndë intelektuale dhe morale, që një jobesimtari t’i thuash me rastin e ndarjes nga jeta: Shko pusho te Zoti, pasi të kesh kaluar nga gjyqi i tij dhe të përfitosh nga falja e tij!

Nuk janë kështu rregullat e lojës.

Mos vallë ia kishte kërkuar familja këtë meshë publike njeriut të Zotit Gjergj Meta ta bënte këtë lutje?

Mbase! Mos e ka lënë Dritëro Agolli në testament? Edhe mundet! Por, nuk ma do mendja. Njeriu i Zotit, Gjergj Meta, me të drejtë thotë se Zoti nuk do t’i mbajë inat Dritëro Agollit sepse është mëshirëmadh. Patjetër, përndryshe nuk do të ishte Zot, por inatçi lagjesh e rrugësh. Mirëpo Zoti e fal, sipas Gjergj Metës poetin, por ja që nuk e fal njeriu i Zotit Gjergj Meta, i cili njeriut të vdekur i bën gjyqin e mëkateve bash disa orë pas vdekjes. Kështu e kanë rregullat e fesë tënde, njeriu i Zotit Gjergj Meta?

Pasi analizon Dritëroin dhe jetën e tij me dritëhijet, a thua se është një analist, njeriu i Zotit Gjergj Meta e mbyll tekstin e tij me lutjen që të gjejë prehje shpirti i Dritëro Agollit te Zoti që do ta falë atë!

Po bën meshë në publik, zotëri Gjergj Meta? Për një njeri që nuk është i grigjës tënde, jashtë Kishës, në gazetë, në një publik që pjesërisht nuk beson madje si ty, për dikë që nuk ta ka kërkuar ta bësh atë lutje!

Do të fillojnë hoxhallarët tani të bëjnë lutje për të ndjerët katolikë, priftërinjtë ortodoksë për të ndjerët myslimanë, dhe priftërinjtë katolikë për të ndjerët ortodoksë, duke ngatërruar Zotat, lutjet, ritet?

Ke shkuar shumë larg or mik, si pamfletist ke ngatërruar opinionin me meshën, si katolik ke futur Zotin tënd në një kallëp me përfytyrimet e komuniteteve të tjera për Zotin, duke bërë blasfeminë e një Zoti të përbashkët, sipas të gjitha feve, si prift ke bërë një lutje pasi i ke bërë gjyqin të vdekurit dhe lutje që askush nuk ta ka kërkuar, në publik, pikërisht në një hapësirë ku flitet për hajdutë, politikanë, banda etj.

Nuk flitet si njeri i Zotit për të vdekurin te radha e qumështit!

Nuk është etike!

Nuk keni folur si prift, por si opinionist? Nuk besoj se do ta bëni gabimin ta thoni këtë. Sepse detyra dhe misioni juaj i lartë nuk jua lejon.

Ke bërë gabim dje njeriu i Zotit Gjergj Meta!

Të qortoj me keqardhje, dhe i lutem Zotit tim të të falë!

Unë nuk të fal! Sepse nuk ndihem fare i zoti të marr përsipër këtë pushtet kaq të madh, sepse nuk të dënoj dot që të të fal pastaj, thjesht një qortim shoqëror!

Me dhimbje!

*Anëtar i Akademisë së Shkencave

Çfarë shkroi Gjergj Meta për Agollin  

Unë them se për të vdekurin, në kohën e duhur mund të flitet ndryshe nga heshtja apo nga të folurit keq. Ajo që unë dua të flas ndryshe është pak a shumë kjo gjë, duke iu drejtuar vetë Dritëroit: “Tani Dritëro me ne të këtejmit nuk ke asnjë gjyq për të bërë. Kur ne të këtejmit merremi me ty apo me çdo të vdekur, e vërteta është se po merremi me veten tonë. Po, po! Merremi me frustracionet dhe problemet tona, me frikërat dhe pasiguritë tona. Ti e kreve rrugëtimin tënd.

Mirë apo keq, për ty tani është Ai, i Tejlarti dhe vetëm para Tij ke ende edhe një gjyq, atë të fundmin. Është shkalla e fundit ndaj të cilës nuk ka apel! Edhe pse ndoshta “e ke zënë me gurë” përsëri e përsëri, si në një poezi tënden të para shumë vitesh, Ai dhe vetëm Ai ka për ty një shikim dhe një fjalë që nuk e ka askush tjetër, një shikim plot dashuri, shikimin e një Ati, por me zemër nëne. Pusho në paqe Dritëro e paç Dritë!”

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix13 orë më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Mix13 orë më herët

Pamja e re e Sean ‘Diddy’ Combs’ në gjykatë: Flokët dhe mjekërra e thinjura

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për betejën e ashpër ligjore me të cilën po përballet. Në...

Mix13 orë më herët

Tom Brady i hapur për martesë pas divorcit nga Gisele Bündchen!

Ndërsa Tom Brady hyn në një kapitull të ri në jetën e tij, legjenda e NFL-së lundron në botën e...

Mix13 orë më herët

Gwyneth Paltrow zbulon të pathënat e romances së saj me Brad Pitt

Gwyneth Paltrow foli së fundmi për romancën e saj të kaluar me Brad Pitt, duke e krahasuar marrëdhënien e tyre...

Radar13 orë më herët

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Deputeti Flamur Noka dhe Berisha Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi...

Radar13 orë më herët

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e...

Kioske16 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske16 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar16 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Facebook