Paratë tranportohen vetëm ditën e enjte! Gabimisht bankat mendojnë se të gjithë kriminelët janë në… Parlament!
Në mënyrën e tij, të veçantë padyshim, ka reaguar edhe analisti Lutfi Dervishi për grabitjen spektakolare të mesditës së djeshme rrugës për në Rinas.
Lutfi Dervishi ka shkruar 8 statuse të ndryshme në facebook-un e tij, tek të cilët nuk mungon ironia.
Statusi numër 1: 1 vit, 1 rrugë, 3 grabitje! Ja pra, ka edhe ngjarje që nuk ndodhin për herë të parë!
Statusi numër 2: Kemi GPS për autobuzët e unazës, dimë çdo moment ku ndodhen dhjetëra autobuzë dhe nuk “dimë”, asgjë për “makinat e bankave”….?! Po pse nuk i çojnë lekët me autobuzë fizarmonikë?!
Statusi numër 3: Në rrugën ku ndodhi grabitja është e sigurtë se po të ecësh me makinë me mbi 50 km në orë do të marrësh gjobë për.., tejkalim shpejtësie!
Statusi numër 4: Di gjë njeri sa është vlera e thasëve (bosh) të grabitur?
Statusi numër 5: Paratë tranportohen vetëm ditën e enjte! Gabimisht bankat mendojnë se të gjithë kriminelët janë në… Parlament!
Statusi numër 6: Policia është në dilemë të madhe në këto momente: grabitësit e parave po shohin Top Story-n apo Opinion?!
Statusi numër 7: Policia hakmerret: nuk po deklaron shumën e grabitur dhe po i detyron grabitësit të numërojnë paratë!
Statusi numër 8: Emisionet për grabitjen 2 orë secili. Grabitja vetëm 2 minuta….
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu