Lidhu me ne

Kryesore

Në vendin tim e në atdheun tënd/ Një i çmendur, një vend po çmënd

Në vendin tim e në atdheun tënd/ Një i çmendur, një vend po çmënd

Nga Kreshnik Spahiu

Kësaj i thonë “Liri Fjale”?! A ju kujtohet Agon Channel dhe Begetti? U harruan dhe u zbuan nga Shqipëria me akuzën e pastrimit parave a thua sikur Top Channel ka investuar me djersën e ballit. Por sot Top Channel, A1 Report dhe shumë gazeta qeveritare rrezikojnë të humbin çdo audiencë sepse lajmet merren nga rrjetet sociale të cilat japin ushqim të shpejtë dhe pa censurë për publikun.

Sot kur portalet online janë ndër të paktat organe mediatike ku mund të shprehet fjala e lirë dhe që qeveria nuk ka asnjë kontroll mbi to, vjen propozimi nga kampi i majtë për mbylljen e disa prej portaleve online! Kjo është një nga masat më drastike që do mund të merret kundra fjalës së lirë në rast miratimi. As më shumë e as më pak ky amendament na kthen jo pak por 20 vite pas (1997), kohë kur qeveria demokrate kërkonte autorizim paraprak për botimin e organeve të shtypit të shkruar. Sipas propozimit që i është dorëzuar BIRN thuhet ndër të tjera: “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritetet marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të paregjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”.

Ekziston një nen në kodin zgjedhor, që mund të gjobisë deri në vlerën e 3 milionë lekëve çdo organ mediatik (kanale televizive publike dhe private) në rast se nuk i japin kohë të barabartë mediatike partive politike sipas kuotave të për caktuara në kodin zgjedhor, por kjo nuk përbën kërcënim në mbyllje të kanalit televiziv gjatë periudhës zgjedhore në rast të shkeljes së këtij neni. E pse u dashka që për portalet online të veprohet ndryshe?! A mos vallë nuk quhen organe mediatike dhe informuese njëlloj si kanalet televizive?! Por me siguri duhet vepruar njëlloj si me Top Channel ku i diktohet politika e shprehjes dhe përkatësisë partiake.

Jo më larg se si disa javë më parë u tronditën themelet e fjalës së lirë me shkarkimin e disa prej drejtuesve të departamentit të informacionit në këto media. Kujt i druhet vallë e majta shqiptare që mendon të ndërmarrë të tilla kauza?! Sa profesionistë mund të jenë anëtarët e këtij bordi monitorimi kur janë emëruar nga vetë qeveria?! A thua kjo është liria e fjalës që qytetarët meritojnë?Apo kryeministri i trembet sulmeve të kundërshtarëve politik në zgjedhjet e qershorit 2017 dhe e ndjen veten të pafuqishëm kundër tyre dhe portaleve online? Mos o Zot t’u shkojë ndërmend dhe mbylljen e rrjeteve sociale si Facebook dhe Youtube, ashtu siç kërcënoi dhe Erdogan turqit, pasi mbylli portalet dhe disa prej mediave opozitare. Në vendin tim e në vendin tënd /Një i çmendur, një vend e çmënd

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport14 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix14 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix14 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix14 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix15 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix15 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix15 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix15 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix15 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix15 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook