Aktualitet
Zbulohet kryetari analfabet i Edi Ramës!
Kryetari i Partisë Socialiste në Fushë Arrëz, Fran Tuci, ka zbuluar “talentin” e tij të fshehtë. Në një status në rrjetet sociale, ku kryetari i PS përshëndet takimin me strukturat e partisë në bashkinë e Fushë-Arrëzit, duket gjuha skandaloze që shkruan Tuci.
Një kryetar partie që bën me dhjetëra gabime në dy-tre fjali shkrim, një kryetar që s’di të shkruajë gjuhën shqipe.
Teksa lexoni në rreshtat e mëposhtëm, do vini në dyshim nëse është shkruar nga një shqiptar, e për më tepër nga një person, që kryeministri Edi Rama e ka deleguar kryetar partie.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu