Matilda Makoçi është rishfaqur në publik duke recituar një poezi të Kadaresë, e titulluar “Të huaj jemi”. Vargjet e kësaj poezie u duk se ishin përshtatur për ata të dy, Matildën dhe Edi Ramën, dikur shumë të dashuruar, më pas bashkëshortë e në fund të divorcuar.
E ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, Matilda Makoçi foli për rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Gregor Ramën. Makoçi interpretoi poezinë e Kadaresë, vargjet e së cilës, Matilda u duk se ia drejtonte Edi Ramës.
Të huaj jemi
Të huaj jemi ne prej kohës, ç’ish për t’u thënë është thënë
Si gurët që vënë vend në tokë, në jetë, ne vend kemi zënë
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur të gjitha rrugët dhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare, mure, heshta dhe me pirgje
Por, natën kur i lodhur truri portat i mbyll me qetësi
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda, një shteg që vetëm ti e di
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu