Pas shpërthimit të djeshëm të deputetit Erjon Braçe lidhur me shkrimet në portale që i referoheshin veshjes së tij në ceremoninë mortore të Dritëro Agollit, ka reaguar edhe Dritan Hila.
Bashkëshortja e gazetarit, Rudina Xhunga, ishte një ndër gazetarët që Braçe i referohej në shkrimin e djeshëm.
“Tani nese Qimi, Qimja dhe Rudina Xhunga, kane ne garderobe pallto e pantallona me te lira se keto, atehere kane te drejte qe cke me te. Por, te kene parasysh dy gjera; E para, une kam patur per vite te tera rroge me te madhe se ta; bej fjale gjithnje per rrogen qe u kam pare keto dy jave ne Tatime. E dyta, sa kushtojne pantallonat e mia, ju kushton lyerja e flokut dhe larja me ate rast”, shkruante Braçe.
Dritan Hila, nuk e përmend emrin e deputetit Braçe, por shkruan “Çihuaua. Kjo eshte raca e qenit qe me zbavit me shume. Eshte komplet legen. Edhe kur leh, prape nuk merret seriozisht. Kjo vlen edhe per versionin njerezor te species. Ham ham ham…”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu