Lidhu me ne

Kryesore

Sulmohet Trump, kemi të bëjmë me një intelektual “ndryshe”. Sulmohet Lu, kemi të bëjmë me antiamerikanë!!!

Sot në media janë publikuar dy reagime ndaj asaj që quhet sulmi ndaj politikës amerikane në Ballkan. Reagimi kryesor është i ish-diplomatit Shaban Murati në “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilit goditja publike që po i jepet disa ambasadorëve amerikanë në Ballkan, pasqyron në fakt një skenar të dirigjuar nga ata që ai i quan “strategjistët e Kremlinit”. Serbia, Maqedonia, Republika Srpska dhe Shqipëria hyjnë në listën e këtij operacioni rus që është në fakt skenari i vetëm i analizave të Muratit.

Reagimi i dytë, joserioz por present, është ai i Spartak Ngjelës që apelon për kundërvënie të shqiptarëve ndaj sulmeve të Ilir Metës dhe Adriatik Llalës, “dy njerëz të rëndomtë”, ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë. Ngjela vazhdon me delirin e zakonshëm kur e prezanton veten si tribun i lidhjeve shqiptaro – amerikane, që janë sipas tij fataliteti i antishqiptarëve dhe projekteve të errëta të fqinjëve.

Asnjë nuk pranon të shtrojë për diskutim një çështje me më shumë rëndësi: çfarë përfaqëson ndryshimi politik në Shtëpinë e Bardhë për Ballkanin? Dhe a është politika e presidentit të ri amerikan shkaku që ka inkurajuar politikat për ndryshimin e raporteve të ndikimit në rajonin tonë? Nuk shtrohet ky diskutim pasi mesa duket në analizat e Tiranës “Amerika nuk gabon asnjëherë”. Madje ajo as edhe ka ndërmend të ndryshojë politikat e veta, pasi kështu na e do ne mideja. Që këtej edhe produkti i këtij të menduar linear: kur gjërat nuk janë mirë, problem janë rusët dhe miqtë e tyre antishqiptarë në Ballkan dhe në Rusi. Kuptohet kjo lloj analize ngrihet dhe funksionon mbi antiamerikanizmin konvencional të njerëzve si Meta, Llalla, Berisha, pra të korruptuarit që i janë bërë ferrë Shqipërisë. Në fakt një analizë e tillë do të duhet të bëhej edhe kur kryeministri shqiptar, Edi Rama, sulmonte në fushatë kandidatin republikan Donald Trump, meqenëse për Shqipërinë çdo gjë që vjen nga SHBA është e mirë. Por pakgjë u tha atëherë kur Edi Rama u kthye në Shqytar të qytetërimit Perëndimor dhe shumëçka, një batare po gjuhet tani për këtë antiamerikanizëm të…Adriatik Llallës!!!

Murati thotë se ka disa që duan të ndajnë qëndrimet e ambasadorit me politikën amerikane, diçka që është e vërtetë në plan formal. Por jemi dëshmitarë se asnjë prej zyrtarëve amerikanë, as ambasadori në Tiranë, nuk flet për çështjet e sigurisë me gjuhën e Presidentit Trump, njësoj sikundër është shumë e dukshme se garancia e proamerikanizmit shqiptar është vënë në diskutim me largimin e Barack Obamës nga Shtëpia e Bardhë. Dhe është po kaq evidente se personalizimi që Edi Rama i bëri raporteve mes të dyja vendeve kur sulmoi Trump, ka ndërlikuar një marrëdhnie që përndryshe mund të vijonte pa këto dyshime të tanishmet. Por ajo që është më e çuditshme është standardi i dyfishtë që përdoret: kur sulmohet Trump, kemi të bëjmë me një intelektual që shpreh mendimet e veta. Kur sulmohet Lu, kemi të bëjmë me antiamerikanë dhe lojë të Kremlinit. Kjo merr vlerë si analizë vetëm nëse do konsiderojmë si budallalëk me brirë atë që bëri Rama, por ja që analistët nuk para kanë qejf ta thonë këtë. Madje as Ngjela që dihet se është shpirt i lirë në këtë tokë vasalësh. Cila të jetë arsyeja vallë?/Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook