Nëse flasim në teori, të gjitha eksperiencat tona na bëjnë njerëz më të fortë, e me gjasë edhe njerëz më të mirë.

Të jesh optimist, të kesh kontroll mbi jetën tënde dhe të mos ndihesh keq për veten janë vetëm disa nga karakteristikat që secili nga ne duhet të punojë më shumë. A mendoni se e keni ndonjërën nga këto karakteristika?

Nëse po, atëherë jeni një person i fortë mentalisht. Por, më shumë nga këto karakteristika gjeni më poshtë.

Këto karakteristika janë listuar sipas psikologes, Amy Morin.

-Di si t’i mbash emocionet dhe logjikën në balanc

-Kalon kohën në mënyrë produktive

-I beson aftësisë tënde për tu përshtatur ndryshimeve

-Përballesh me frikërat tuaMëson nga gabimet

-Gjen balancin mes asaj që je dhe asaj që dëshiron të bëhesh

-Feston sukseset e të tjerëve

-Jeton dhe merr vendime në bazë të vlerave tua

-Jeton pasionet tua

-Vlerëson atë që je, jo atë që ke arritur

-E din se për fitoret e mëdha duhet të presësh

-Je përgjegjës për veprimet tua

-I sheh vështirësitë si mundësi

-Je mirënjohës

-Ngritesh më fuqishëm, pasi je rrëzuar

-Je optimist realist

-Punon në pikat e tua të dobëta

-Je gati me i zgjidh problemet

-Je gjithmonë gati të mësosh gjëra të reja.