Lidhu me ne

Kryesore

Johnny Depp në buzë të humnerës

Është i njohur për ekzagjerimet dhe shpenzimet e larta, por mesa duket stili i jetesës që Johnny Depp ka ndjekur në 20 vitet e fundit po e çon drejt rrënimit.

Ylli hollivudian, sipas mediave amerikane, ndodhet në vështirësi ekonomike dhe rrezikon të përfundojë i mbytur në borxhe. Lajmin për gjendjen e rëndë të financave të aktorit 54-vjeçar e bën të ditur Management Group, shoqata që për 17 vjet, deri në 2016, ka menaxhuar financat e tij. Mes kreditorëve është edhe vetë agjencia në fjalë, që i ka huazuar aktorit 4.2 milionë dollarë në vitet e fundit.

Pasi kërkoi dhe nuk siguroi dot kthimin e borxhit, kompania ka vendosur të padisë ish-klientin e saj për të marrë shumën që ai i detyrohet.

Protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” duket se nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe 13 janarin e kaluar paraqiti vetë një aksion kundër Management Group, duke kërkuar një rimbursim prej 25 milionë dollarë. Depp e akuzon kompaninë se ka keqmenaxhuar paratë e tij, duke e çuar në buzë të humnerës.

“Për 17 vjet, grupi i menaxhimit ka bërë të pamundurën për të mbrojtur aktorin nga vetëvetja”, ka sqaruar Michael Kump, avokat i Management Group.

Kur banka i kërkoi Depp rimbursimin e një huaje të vjetër prej disa milionë dollarë dhe aktori nuk kishte gjendje, vijon avokati, ishte MG që e pajisi me financa për t’i shmangur një fund poshtërues. “Tani, ai na kërkon 25 milionë dollarë vetëm për të mos na kthyer borxhin”, shton përfaqësuesi ligjor.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook