Lidhu me ne

Temporal

Balili e kap qeverinë me qerre

 

Edison Ypi/ypi.al

U nis qeveria ta kapte Balilin me qerre. E pa Balilin majë një bregu. Sapo drejtoi pushkën t’ja thyente rrotën Balilit, u thye rrota e qerres. Thyerja e rrotës së qerres në vend të rrotës së Balilit, i kujtoi qeverisë thyerjen e rrotës së avionit të Divjakës në vend të thyerjes së rrotës së drogës, dhe u bë pik e vrer, e pllakosi trishtimi. Por nuk u mposht. Thyerjen e rrotës së qerres, qeveria vendosi ta kompensonte me ndërrimin e kafshës që tërhiqte qerren. Tanipërtani nga gomar në kalë. Më vonë, po të paraqitej nevoja, edhe në buall, buallicë, pelë, mushkë. Qerrja para, qeveria pas, vazhduan të ndjekin Balilin. Me të parë ndërrimin e kafshës në krye të qerres së qeverisë, Balili i fshehur pas një ferre, u fut edhe më thellë në pyll. Duke mos e parë gjëkundi Balilin, në dëshpërim e sipër, qeveria vendosi ta intensifikojë ndjekjen me rreshtim ndryshe të karvanit, duke ndrruar qerren me qeverinë, pra qeveria para qerres, qerrja pas qeverisë. Balili su pa gjëkundi. As ky formacion nuk dha rezultat. Ik e ik, qeveria takoi një demokrat. Ku ndodhet Balili ? e pyeti qeveria demokratin. Të shtifsha n’dhe, i tha demokrati qeverisë. Pak më tutje qeveria pa një tabelë mbi një hu të shtrembër mbi të cilën ishte shkruar; “Ngordhi Dritëroi”. Në hale të gomerëve vaftë ky dinak me gjithë vjershurinat e tia, klithën njëzëri ministrat, dhe vazhduan rrugën nëpër pyll. Te një përrua ministrat panë një diversant me mitroloz, dylbi, radio në shpinë, thikë në brez, dollaro në çantë, pilulë me helm nën jakë për ta gëlltitur dhe vdekur në rast rreziku. Po ti këtu ?! e pyetën të habitur ministrat diversantin. “Më hodhi NATO me parashutë më 1951, u tha diversanti ministrave, po endem nëpër pyll duke pritur rastin të vras me dorën time komunistat e zonës së parë operative”. “Ti dashke të na vrasësh ne, i thanë ministrat diversantit. Mirë, na vrit, vetëm na prit pak sa të kapim Balilin”, dhe ministrat vazhduan rrugën, ama Balili gjëkundi. Pllakosi zia. Ministrat ranë dakord të pushonin pak. Lanë gratë te shtëpia, ikën për tu derdhur mbi kurva te Santa Quaranta. Këta duke bërë qef me kurva, Balili duke ngrënë mish e duke pirë raki te një stan në mal me ca çobenër që gjoja mbajnë bagëti e bëjnë bulmet, por në fakt kultivojnë hashash. Pasi ministrat u zbrazën mbi kurva dhe hoqën stresin, njëri nga ministrat, ai më i squti, i kujtoi qeverisë se shpejtësia e karvanit nuk mund të jetë më e madhe se qerrja më e ngadaltë, prandaj tha i squti, e mira është që ndjekjen e Balilit të mos e vazhdojmë me qerre e qeveri para e pas, por e gjithë qeveria mbi qerre. Natë e errët. Shi me gjyma. Ministrat e qeverisë mbi qerre mbuluar me mushama si Kali i Trojës hynë pa u ndjerë brenda stanit ku hante e pinte Balili. Mirpo në stan, në vend të Balilit gjetën Noc Rrokun. I thanë ministrat Nocit; Ku iku Balili o Noc? U tha Rroku ministrave; E lajmëruan kushurinjtë me whatsapp “ik se po vinë krushqit”. Kur ministrat e mërzitur që edhe këtë herë Bilalin nuk e kapën u nisën të iknin, qëntë e stanit j’u lëshun ministrave ua bënë rrobat firmato cop e çik. Ashtu të rreckosur ministrat u lanë e u shplanë në Vjosë, ikën blenë rroba të reja te një Butik në Këlcyrë. Me të ardhur në vete, ministrat u mblodhën në mbledhje qeverie te Sarajet e Rushan Beut në Pacomit. Konkluzioni i mbledhjes së qeverisë sipas proces verbalit mbajtur nga një klysh kurvi; Duke konsideruar se kjo qeveri në 71 vjet Balilit i merr të keqen, në 71 muaj i rruan bythën, në 71 ditë i ha munë, duhet ndërruar strategji. Mjaft me qerre pa qerre, me vjershurina pa vjershurina. Që kjo punë më së fundi të kryhet, Shteti dhe Balili duhet të ndërrojnë rolet. Ashtu u bë. Shiu pushoi, era ndali, dita zbardhi, dielli ndriçoi, korenti erdhi, gomat u çpuan, makinat ndalën, aeroplanat u rrëzuan, groshët u hëngrën, dhalli u pi, perdja ra, shteti u kap me qerre nga Balili.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook