Qëkur filloi epoka e njeriut modern rreth 200.000 vite më parë, bota ka parë shumë progrese në fushën e inovacionit dhe shpikjeve. Në kohët moderne, një grusht i mrekullive teknologjike që kanë nisur si risi, janë bërë pjesë e domosdoshme për rutinën e përditshme.
1. Telefonat celularë
Komunikimi ka qenë gjithnjë çelësi i suksesit, si në luftëra ashtu dhe në marrëdhëniet e ndryshme. Ndryshimi është i pabesueshëm nëse krahason komunikimin e sotëm të menjëhershëm me celularë me metodën e vjetër të lapsit dhe letrës.
2. Mikrovala
Mikrovala ndihmon njerëzit për të përgatitur ushqimet shumë shpejt dhe në mënyrë të përshatshme.
3. GPS
Falë GPS-it asnjë nuk do të humbasë më rrugën.
4. Kompjuteri personal (PC)
Asnjë listë e “teknologjive më të mëdha të shpikur ndonjëherë” nuk është e plotë nëse nuk përfshin kompjuter personal. Shpikja e kompjuterit personal, ose PC, ndodhi në vitet 1970 dhe revolucionarioi të gjithë botën.
5. Muzika Dixhitale
Muzika e ka nderuar botën me praninë e saj për mijëra vite, por muzika dixhitale ka përmirësuar cilësinë e zërit.
6. Mausi i kompjuterit
Mausi kompjuterik shpesh është nënvlerësuar, por vite më parë ai nuk ekzitonte dhe kompjuteri komandohej nëpërmjet qindra butonave të vegjël.
7. Interneti
Duke e krahasuar me shpikje si teleskopi apo mikroskopi, interneti është akoma në fillimet e tij. Megjithatë interneti e ka ndryshuar botën, duke përmirësuar komunikimin si dhe informimin e njerëzve kudo në botë.
8. Telekomanda
Telekomanda është shpikur më 1955 dhe mënyra se ai ato e ndryshojnë kanalin televiz pa lëvizur ti nga vendi, është me të vërtetë mbresëlënëse.
9. Kamerat dixhitale
Kamerat dixhitale janë më të dashurat, pasi ato kapin momentet më sentimentale për çdo njeri. Ato janë të përshatshme për regjistrimin e këtyre kujtimeve.
10. Video konferencat
Kjo ide mund të duket si diçka mëse normale në ditët e sotme por ishte e paimagjinueshme 100 vite më parë. Sot mund të flasësh ballë për ballë, pa qenë me të vërtetë ashtu thjesht me një klikim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu