Amos Zaharia është një aktor shumë i talentuar, megjithatë nuk mund të flitet për të dhe të mos përmenden marrëdhëniet familjare. Në fillim ishte djali i Yllka Mujos, më pas nisi të njihej edhe si vëllai i Elia Zaharias, ndërsa tani, në varësi të kontekstit, mund t’i referohen edhe si kunati i Princ Lekës. Ka folur edhe për marrëdhëniet me të në një intervistë për Story-n, Amosi.

Aktori ka thënë që me Lekën ka marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe komunikojnë shpesh bashkë, sigurisht duke ndarë temat, sipas profesionit dhe interesave, Leka i flet më shumë për politikën dhe Amosi për artin, por detaji më interesant që ai ka zbuluar rreth kësaj marrëdhënieje, janë emrat që ata përdorin për të thirrur njëri tjetrin. Edhe pse të dy me emra të shkurtër, kanë vendosur t’i përgjysmojnë duke lënë vetëm nistoret.

Leka e thërret Amos Zaharian, AZ dhe Amosi ia kthen brenda të njëjtave rregulla me LZ. Pak më të vështirë duket se e ka Amosi, për të kthyer LZ-në në emër, por vetë e kanë vendosur dhe mesa duket ia dalin.

Me të dashurën që e thërret Baby dhe kunatin që e thërret AZ, duam të dimë e thërret njëri në emër Amosin në shtëpi, sepse ka dhe emër të bukur.