Kryesore
Operacioni eshtetik i hundës ose rimodelimi i hundës/Çfarë duhet të dimë?
Egzistojnë teknika kirurgjikale të ndryshme të rinoplastikës për të arritur efektin e dëshiruar. Është thelbësore që të keni kërkësa të qarta për atë që dëshironi, në mënyrë që, pasi të keni diskutuar me kirurgun, mund të zgjidhni së bashku edhe teknikën më të përshtatshme për rastin specifik. Operacioni i rinoplastikës është më pak i dhimbshëm se në të kaluarën. Kjo ndërhyrje nuk lë shenja të dukshme, sepse në më të shumtën e rasteve prerjet kryhen në brendësi të hundës. Vetëm në rastet e kryerjes së një ndërhyrje rinoplastike të hapur, mund të verifikohet një shenjë e hollë dhe praktikisht e padukshme në pjesën e lëkurës që bashkon majën e hundës me buzën e sipërme. Zgjedhja e rinoplastikës tradicionale të mbyllur dhe rinoplastikës së hapur varet nga preferencat dhe eksperienca e kirurgut si dhe nga tipi i korrigjimit që do të kryhet.
Rinoplastika e hapur: Kjo teknikë kryhet nëpërmjet një prerje në lëkurën e pjesës që lidh majën e hundës me buzën e sipërme, duke ekspozuar kështu si kërcet e majës ashtu edhe kurrizin e hundës. Në këtë mënyrë rimodelohen me precizion të lartë baza, kocka e kurrizit, septumi dhe kërcet në majën e hundës.
Rinoplastika e mbyllur: Në këtë rast, shenjat janë të padukshme nga jashtë pasi, nëpërmjet ndërhyrjeve të vogla të kalibruara në brendësi të hundës, është e mundur që të rimodelohet struktura kockore dhe kërcore e skeletit të saj me një precizion të lartë.
Teknikat e kirurgjisë plastike ndryshojnë nga njëri person në tjetrin, në bazë të rezultatit që synohet të arrihet si dhe nga eksperienca që ka kirurgu me njërën apo me tjetrën teknikë.
Në disa raste, me të dyja teknikat mund të jetë e nevojshme që të kryhen fraktura në bazën kockore të hundës në mënyrë që ajo të ngushtohet, kurrizi të ulet lehtësisht dhe muri ndarës i hundës të shkurtohet. Është gjithashtu e mundur që disa pjesë të hundës të kenë nevojë të plotësohen dhe në këtë rast përdoret kërci i cili është hequr nga muri ndarës i hundës. I njëjti kërc i tepërt, kur është e nevojshme të rimodelohet edhe mjekrra (në ata persona që kanë mjekrrën të futur brënda), mund të përdoret për të korrigjuar këtë të fundit (mentoplastika). Maja e hundës, skeleti i së cilës është vetëm kërcor, modifikohet pikërisht nëpërmjet rimodelimit të këtyre kërceve. Në përfundim, lëkura ripozicionohet spontanisht mbi skeletin e ri, duke përcaktuar kështu aspektin final të procedurës. Ndërhyrja zgjat nga një minimum prej 40 minutash deri në 2 orë e 30 minuta. Zakonisht, personi i operuar mund të kthehet në shtëpi disa orë pas operacionit por në disa raste mund të jetë e nevojshme një natë mbikqyrjeje në klinikë/Keit
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu