E konsideruar si “Sulltanesha” e kinematografisë turke, aktorja e njohur për rolin e Shamikuqes në filmin me të njëjtin titull, Turkan Soray, vijon të jetë një prej më të dashurave dhe më të vlerësuarave me çmime në Turqi.
Ditët e fundit, 72-vjeҫarja është transferuar në një shtëpi të re trekatëshe, e cila i ka kushtuar jo pak, por 12 milionë lira turke (rreth 3 milionë euro), shkruan Tv Klan.
Mediat turke kanë raportuar se Soray e ka blerë vilën 2 milionë euro, ndërsa për restaurimin, i cili ka zgjatur dy muaj e gjysmë, ka shpenzuar 1 milion euro.
“Shamikuqja” ka ndërtuar një dhomë të veҫantë edhe për ҫmimet që ka fituar gjatë jetës së gjatë artistike. Aktorja ecën me vështirësi, ndaj, sipas nevojave të saj, ka përshtatur edhe një ashensor privat për të lëvizur në katet e vilës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu