Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka folur në emisionin “Top Story” për pasurinë e tij. Peza u shpreh se i gjithë keqinterpretimi për lajmin e pasurisë së madhe të tij nis nga një zero.
Peza tha se në media për pasurinë e tij u fol me lekë të vjetra duke iu referuar cilësimit “1 miliardë lekë”.
Deputeti i PS-së u shpreh gjatë intervistës se pas hyrjes në politikë pasuria e tij nuk ka ndryshuar dhe se pasurinë e tij e ka vënë si gazetar.
Peza u shpreh se, ka marrë një interes prej 8.1% për depozitën me vlerë rreth 1 miliardë lekë të vjetra.
I pyetur për një shtesë prej 131 milionë lekë shtesë në dy vitet e fundit, Peza sqaroi se kjo vjen për shkak se depozita ka një afat maturimi 2-vjeçar.
Ndërsa 331 milionë lekë në dy vitet e fundit kanë ardhur nga interesat bankare, ndërsa rreth 100 milionë lekë i ka pasur të ardhura nga paga.
Peza tha se për një periudhë 19 muaj është paguar 9.8 milionë lekë të vjetra gjatë kohës që punonte për “Vizion+”.
“1/3 pasurisë sime ka ardhur vetëm nga interesat (bankare). 100 milionë lekë në 19 muajt e fundit nga puna në Vizion+”, tha Peza.
“Kunati im punon ngarkim-shkarkim në një market, kunata ime është emigrante. Vëllai im është emigrant në Kanada. Motra ime është edukatore kopshti në Durrës prej 20 vitesh”, tha Peza.
“Kurrë nuk kam blerë një makinë. Kurrë nuk kam pasur shërbëtore në shtëpi. Stili im i jetës është minimalist. Bëj një jetë shumë familjare, pa vese. Jeta ime është shumë modeste.”
Peza u pyet edhe për të vërtetën e deklarimit të pagesës prej 80 mijë lekë të reja gjatë kohës që punonte te “Ora News”. Ish-gazetari që tani është deputet i PS-së, thotë se shumë media që ia ka punuar nuk ekzistojnë më sot.
“Sa i takon pagesës prej 80 mijë lekë të vjetra, është bërë një proces gjyqësor për t’u riparë kontributi për ish-familjen time. Në atë kohë që vërtetmi u kërkuar nga gjykata, pagesa aq ishte sepse pagesa nuk është vetëm paga, por ka përqindje nga reklamat, honorare, bonuse, etj”, tha Peza.
I pyetur nëse në të gjithë këtë histori mund të ketë bërë “faull” dhe çështja e tij mund të përfundoi me një hetim për evazion fiskal, Peza e përjashtoi një mundësi të tillë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu