Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë edhe njëherë përgjigje gjithë kureshtarëve për pagesën e tij.
I pyetur për pagat e larta të gazetërave, pas denoncimit edhe të rastit të deputetit Alfred Peza, i cili bleu 1 milion dollarë aksione me kursimet e pagës, Fevziu sqaron:
“E dëgjova këtë. Duhet të them që kur dikujt i thua që je personi më i paguar i fushës tënde, duhet të ndihet krenar. Po nuk e di sa e vërtetë është kjo sepse nuk i di rrogat e të tjerëve. Di që paguhem aq sa kam rënë dakort me Tv dhe që rroga ime mbulohet krejtësisht nga sponsorët e emisionit. Ndërkohë rroga dhe të gjitha të ardhurat e mia figurojnë në tatime sepse çdo cent që unë marr nga puna ime e marr përmes bankës. Kam dëgjuar që janë përmendur shifra fantastike. Do bëja ç’është e mundur dhe do punoja më shumë që të arrija në ato nivele, por kam frikë se në këtë treg mediatik kjo është e pamundur”, tha ai gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka, publikuar te Syri.net.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu