Lidhu me ne

Kryesore

“Ish-miqtë i janë turrur Berishës, e duan trofe për zgjedhjet e qershorit”  

Në kulmin e debatit për Komisonin Hetimor për dosjen CEZ dhe akuzave nga shumica që përfshijnë direkt kryeministrin e asaj kohe, analisti Artur Zheji i del në krah Berishës, duke theksuar se gjithë sa po ndodh është skenar i mirëmenduar për ta pasur Berishën trofe për zgjedhjet që vijnë.

artur zheji

Në një analizë publikuar në 360gradë.al, Zheji shkruan se “Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtëpërdrejtë, ndaj ish kryeministrit Berisha, lidhur me cështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash ndaj një personi të vetëm, për ta pasur atë, Sali Berishën, një trofè për Zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme. Berisha edhe mund të ketë përgjegjësi legale për cështjen Çez, apo të tjera, sepse ka qenë më së fundi 8 vite rresht kryeministër dhe korrupsion kishte, ashtu si edhe sot”.

Sipas tij, kështu si po kurdiset Komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, ashtu si edhe janë kurdisur pasqyrimet dhe interpretimet mediatike të mediave të pushtetit, koncepti i Drejtësisë dhe përdorimi politik, janë përzier në një të vetme.

“Kërkohet pra, me ngulm dhe sipas një skeme të mirëmenduar, binjakëzimi i sistemit të ri të drejtësisë, me goditjen personale të kollonës më të lartë dhe më të “rrezikshme” opozitare që ka sot për sot Shqipëria”- shkruan Zheji.

Teksa mbron Berishën, ai shkruan se nuk ka pasur e nuk ka asnjë përfitim nga ish-kryeministri, madje kujton gjithë dëmet që ai dhe qeveria e tij i kanë shkaktuar personalisht.

“Personalisht nuk kam marrë kurrë ndonjë përfitim nga Sali Berisha. Madje më ka sjellë dëme në jetën time personale, duke më shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga detyra që kisha në vitin 2006, ndërkohë që ministri asokohe i kulturës, më hoqi edhe gruan nga puna, si edhe më hoqën çdo priviligj të trashëguar nga detyrat shtetërore. Nuk kam asnjë detyrim ndaj tij, apo ndaj Partisë Demokratike, në mos qoftë krejt e kundërta. Por tani arësyetimi lidhet ngushtë me të ardhmen e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri dhe me skemën e rrezikshme të “bërjes drejtësi të përzgjedhur” apo selektive, ndaj ish kryeminsitrit Berisha”- shkruan ai.

Sipas Zhejit, gjuetia e shtrigave, që njera palë po bën, me prapavijë dhe frymëzim të qartë politik dhe hakmarrës, e dëmton që në djep, ringritjen e një Drejtësie të Re, e cila duhet ti ketë sa më larg funksionit apo përfitimit të vet, përcaktimet e veta, të mbështetura në Ligj dhe jo në vullnet apo pikësynim elektoral.

Ai shkruan se ish kryeministri Berisha, është dhe duhet të jetë një person pa imunitet ndaj Ligjit, ashtu si edhe ish ministrat e tij, porse ky është dhe duhet të jetë një proçes paralel, trasversal dhe gjithëpërfshirës.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook