Kritike
Arbitrat shqiptarë janë të korruptuar
Presidenti i Partizanit Gaz Demi u shpreh ne nje interviste per Abc news se arbitrat e kampionatit shqiptar jane te korruptuar.
“Partizani është ndërtuar për të fituar Titullin kampion. Skuadra i ka të gjitha kushtet për të arritur këtë objektiv, ndonëse në fund të gjysmës së parë të kampionatit nuk jam 100% i kënaqur sepse duhet të isha në vend të parë në klasifikim për vetë mundësitë që i janë dhënë skuadrës. Titulli!! Unë në bindjen time jam i sigurtë që këtë vit do ta fitojmë titullin, megjithatë tashmë i mbetët stafit dhe fushës , pa harruar edhe pak fatin. Unë nuk besoj që Federata e Futbollit vendos se cila skuadër duhet të shpallet kampion , pasi nuk ka edhe ajo interes . Federata është organizatore e kampionatit dhe kërkon të bëj më të mirën për futbollin shqiptar. Ndoshta në gjaknxehtësi e sipër edhe pjestar të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet , por në përgjithësi unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse investimet që bëjmë janë të mëdha . A korruptohen Arbitrat !!! Edhe ata njërëz janë , përderisa korruptohen politikanët ,përse nuk u korruptokan edhe arbitrat, por sigurisht fajin prap e kemi ne pasi tek e fundit kush i korrupton!! Nëse unë si president nuk ofroj para por edhe presidentët e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë”, tha Demi.
“Unë jam nga presidentët më të rinj në futboll dhe e theksoj që është shumë e vështirë të mbash një Klub. Idetë e mia janë të konceptuara në fushën e biznesit dhe unë dua ta bëj Partizanin të funksionoj si një ndërmarrje .Sezonin e kaluar sigurisht kam humbur diçka më pak se vitet e kaluara. Për opinionin tim brenda 2 – 3 viteve pasi të përfundoj edhe Akademia që po ndërtoj që besoj këtë vit do të jetë gati , mendoj që në harkun e 2 – 3 viteve do ta nxjerr Partizanin me një bilanc pozitiv . Ndërtimi i kompleksit Sportiv i Partizanit ka filluar të marrë jetë përpara 5 muajve , punimet po ecin me ritme të larta, dhe së bashku me stafin që po punohet, mendojmë që ky investim gjigant në muajin Shtator do të jetë gati . Edhe nëse nuk do të jetë 100% i përfunduar mendoj se në këtë periudhë Partizani do të stërvitet në fushat e këtij kompleksi dhe sigurisht do të luaj në stadiumin që po ndërtojmë. Përsa i përket çështjes së stadiumit “Selman Stërmasi” theksoj se edhe ne si drejtues u treguam paksa neglizhent nga historitë e fundit të ndodhura mes tifozerive .Tashmë ne si Klub kemi bërë një kërkesë zyrtare si klubit të Tiranës ashtu edhe Bashkisë dhe mendoj se do të ketë një zgjidhe pozitive , për arsye se edhe Korabi është larguar por edhe vetë Klubi i Tiranës do të ketë interes pasi nga kjo lëvizje Tirana do të arkëtoj në buxhetin e saj diçka më shumë. Për mua Partizani dhe Tirana duhet të jenë bashkëpunues me njëri – tjetrin po ashtu edhe tifozeritë duhet të ulin gjakrat, pasi të gjithë e dimë që jemi në një qytet dhe të gjithë janë shok e miq me njëri – tjetrin me përjashtim të ditës kur luhet Derbi. Kam dëgjuar shumë të flitet që Partizani më ka ngecur . Tashmë kanë kaluar disa vite unë po bëj investime dhe Partizani është bërë pjesë e jetës dhe gjakut tim”, u shpreh Presidenti Demi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu