Kryesore
‘Vilë’ majë një pallati… kjo super-shtëpi në Tiranë të lë pa mend
Kur shikojmë apartamente të tilla vihemi në dilemë nëse është më mirë të kesh një vilë apo një penthouse. Çdo gjë që mund të dëshirosh e gjen aty: pamje të pakufizuar nga Kopshti Botanik (Tiranë), verandë për shlodhje dhe argëtim, katër dhoma me garderobë, sallon i bollshëm për jetë cilësore, kuzhinë me paisje moderne, izolim termik, tavane me gips, kondicionim qendror, mobilje elegante dhe detaje të tjera pafund.
Asgjë nuk është kursyer për paisjen e saj dhe ndjesia e luksit të rrethon nga të gjitha anët. Përse të punësosh një arkitekt kur mund të blesh shtëpinë e një arkitekti?
Penthouse ndodhet në katin e sipërm të një pallati gjatë Rrugës Kodra e Diellit, në një nga zonat më ekskluzive të Tiranës.
Perfekte për njerëz që duan hapësirë dhe ata që ftojnë shpesh miqtë për party…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu