Aktualitet
Meta: Nuk bëjmë koalicion me PD. Ja ç’mendoj për Ramën
Në intervistën e tij në “News24”, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ishte shumë i ngurtë në tregimin e rrugës që do të ndjekë forca e tij përpara zgjedhjeve të 18 qershorit. Meta tha se, ende nuk është bërë një analizë për të ardhmen.
A do të hyjë në zgjedhje i vetëm? A do të ketë sërish një koalicion me PS-në? Këtyre pyetjeve Meta nuk iu dha një përgjigje të qartë.
“E sigurt është që nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor me PD-në”, – tha Meta.
I pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama apo edhe të disa eksponentëve të PDIU-së Meta tha se nuk do të bëjë komente mbi komentet. Sipas tij vendosja e koalicionit nuk është një çështje personale. “Të ishte çështje personale unë dhe Edi Rama nuk do të kishim bërë kurrë koalicion”, – tha Meta.
Në lidhje me deklaratën e Ramës se “LSI ka qenë një herë e martuar djathtas”, Meta nuk e kurseu ironinë: “Martesa është vetëm për Monikën. Në politikë ka vetëm marrëveshje. Mund të them vetëm që vendimet e LSI-së i merr vetëm ajo. Të respektueshme, të parespektueshme, janë të patjetërsueshme kur janë marrë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu