Lidhu me ne

Aktualitet

Rajoni me 2-3 aeroporte, Shqipëria vetëm me një

Gjatë viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njohur zhvillim sa i përket transportit ajror të pasagjerëve.

1

Serbia është i vetmi vend që ka fluturime direkte drejt shteteve të tjera të rajonit. Ekspertët kërkojnë që në këtë aspekt këto vende, përshirë këtu edhe Shqipërinë duhet të bëjnë më shumë.

Mate Gjorgjievski ekspert i SEETO Transport Policy and Law

(Observatori i Transportit për Europën Juglindore) në një studim të realizuar në fund të vitit të kaluar analizon arritjen e rajonit të Ballkanit në transportin ajror të pasagjerëve, në kuadër të planit të zhvillimit katërvjeçar të SEETO-s.

Sipas analizës që nga viti 2004 është investuar në rrjetin bazë të SEETOO 12.2 miliardë euro, ku pjesa më e madhe kanë qenë në sektorin ajror me rreth 436 mln euro. Duke u ndjekur nga portet me 1076 milionë euro.

Studimi thekson se në rajonin e Ballkan, trafiku ajror i pasagjerëve është rritur me shpejtësi duke u nisur nga një bazë e ulët, rreth 15 milionë pasagjerë mesatarisht në vit.

Numri i pasagjerëve mes BE-së dhe vendeve të BP është pothuajse trefishuar, numri i kompanive të fluturimit është rritur me rreth 60%, ndërsa destinacionet direkte pothuajse janë dyfishuar.

Aeroporti i Tiranës, që nga viti 2012 ka njohur rritje të numri të pasagjerëve (shifra i referohet periudhës deri në 2015-ën) duke u renditur i treti e duke lënë pas aeroporte si ai i Splitit, Dubrovnikut etj. Por, ndërsa vendet e rajonit përfaqësohen me dy apo tre aeroporte vendi ynë ka vetëm një të tillë.

Gjashtë janë elementët kryesorë të këtij transporti sa i përket këtij rajoni:

  • Pjesa më e madhe e trafikut është ndërkombëtar
  • 2/3-at e trafikut ajror në BP realizohet me Europën Perëndimore, ku dallojnë Shqipëria me 87% dhe Bosnja ,e 69%
  • Pjesa më e madhe e konsumatorëve janë emigrantët
  • Biznesi i udhëtimit është i vogël, po ka potencial , në vendet që mund të përmirësojnë infrastrukturën
  • Asnjë nga kryeqytetet e BP, përveç Beogradit nuk është i lidhur me vendet e reja të rajonit
  • Air Serbia është një nga lojtarët më kryesore në ndërlidhjen rajonale.

Sipas ekspertëve të SEETO-së, vendet e rajonit duhet të përmirësojnë infrastrukturën e transportit, të harmonizojnë legjislacionin me atë të BE-së, të marrin masa për reduktimin e energjisë për njësi transportuese, si dhe të bëjnë të mundur që të lidhen me shërbim ajror mes tyre.

Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar23 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix24 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook