Samsung Galaxy C7 Pro vjen me ekranin e madhësisë prej 5.7 inç Full HD të rezolucionit prej 1920×1080 pikselëve dhe pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 626.
Specifikat tjera të telefonit përfshijnë RAM memorien prej 4GB dhe mundësinë e hapësirës ruajtëse prej 32GB ose 64GB.
Galaxy C7 Pro poashtu vjen me kartelën microSD dhe kamerat me performance të larta, në të dyja anët.
Në anën frontale, C7 Pro ka kamerën me 16MP e cila përdoret për selfie, ndërsa në anën e pasme ekziston kamera tjetër për foto dhe video, poashtu me 16MP.
Pajisja e cila do të punoj me Android Marshmallow sjell edhe baterinë prej 3300 mAh. Ky telefon do të lansohet fillimisht në tregun kinez me çmim hyrës prej 405 dollarëve amerikan.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu