Lidhu me ne

Temporal

Paradoks: Shkurt 1934- Në Gjyq ?!

HABERET E MITROS/ Paradoks: Shkurt 1934- Në Gjyq ?!

HABERET E MITROS/ Paradoks: Shkurt 1934- Në Gjyq ?!

Nga Mitro Çela

“Kërcen prifti nga belaja?!” Thotë populli…U plaka e u thinja, e “belanë” nuk e kuptova. Dje dëgjova një histori…I shkon për shtat përrallës së priftit…

Jonuz Zenuli. Nga Belisov. Kuçovë. Ka lindur më 28 shkurt 1934. Kur mbushi 80 vjeç I duhej një çertifikatë. Shkon në zyrën e shtetit. I thotë teta:
-Xhaxha! Ti thua ke lindur më 29 shkurt. Shkurti I vtit 1934 ka pasur 28 ditë. Nuk të pranon sistemi?
-Po halli?
-Nuk ta zgjidh unë?…
Dhe I biri mori rrugën për për Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile…I thanë. Ka vetëm një “ilaç”: Duhet të hapësh gjyq. Sistemi elektronik nuk pranon ndërhyrje…
Dhe I biri shkoi në Gjykatën e Vlorës. U mblodhën kokë më kokë gjyqtarët. Në krah u rrinin ekspertët. Problem I madh shumë?! Jep e merr! Pas një javë vendosën:
-Gjyqi nuk mund të bëhet për dy arsye madhore. Së pari. Në sallë duhet të vijë I zoti I punës. Së dyti. Duhen tre dëshmitarë.
– Së pari. Plaku nuk vjen dot. Është I sëmurë. Në shtrat. Së dyti. Që të mbajnë mend atë ditë shkurti, burrat duhet të kenë qenë të paktën 16 vjeçar. I bie të janë mbi 95 vjeçar. Nuk kemi të tillë në katund?!
-Zotëri! Ligji është ligj. Mos bëni shaka?!
Gjykimi I shkurtit 1934 ka mbërritur në Tiranë. Gjykata Administrative është deri në “lëfyt” me dosje. Ka radhë. Jonuzi ka bërë kërkesë:
-Jam edhe plak edhe I sëmurë. Ditët I kam të numëruara. Po vdiqa, I mbeta djalit në derë. Ka shtet edhe në katundin tonë: Nuk mund të më varrosem pa u çregjistruar nga gjendja civile?! Ju lutem: Ma bëni gjyqin jashtë radhës?!
Kërkesa është bërë me firmë e vulë nga “Zyra e avokatit “Syri& B.” SH.P.K. Berat”
Morali: Jo prifti, por plaku kërcen nga belaja?!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook