Lidhu me ne

Aktualitet

2013 – 2017/PS-ja më e pasur, por jo Shqipëria

Kush shikon nga e ardhmja nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç Partisë Socialiste”. Kështu deklaroi  në takimin me të rinj të Forumit Rinos Socialist, kryeministri Edi Rama i cili në një farë mënyre po na mallkon të gjithëve që të  bëhemi socialistë.

Sigurisht që këto janë fjalë fushate elektorale, që si të tilla përkëdhelin sedrën qytetare e që presupozojnë një ndërgjegje politike progresiste të njerëzve që kanë sy në ballë e mendje në kokë. Të njerëzve që e dinë shumë mirë se “nuk janë të gjithë njësoj”. Njësoj me ata që ikëën.

Edi Rama ka folur gjatë dhe duke dashur të theksojë se ndryshime të mëdha janë bërë, reforma të vërteta kanë prekur Shqipërinë këtë mijëvjeçar e se kjo rrugë duhet të vazhdojë. Arsimi, legalizimet, taksa e sheshtë, janë rrëfyer për të rinjtë se hopi i madh i Shqipërisë, që shërben si premisë për të kërkuar një mandat të dytë.

Më 18 qershor PS-ja do të jetë më shumë”, tha kryeministri, që kujtoi edhe njëherë se pjesëmarrja në politikë përmirëson edhe vetë partitë.

Teorikisht fjala e kryeministrit qëndron. Nuk ka aty ndonjë të pavërtetë. Vetëm se mënyra si e pikturon kryeministri Shqipërinë e tij, nuk është versioni i vetëm. As më legjitimi dhe i vërteti. Ai është thjesht versionin zyrtar. Të tilla i jepte Shqipërisë edhe Sali Berisha, madje ai preferonte që të sillte edhe shifra. Numër kilometrash rruge të realizuara, rrugë rurale, shkolla të rikonstruktuara, kanalizime, hec të reja etj.. Heqja e vizave dhe hyrja në NATO ishin arritje politike. Nëse dëgjon Edi Ramën sot dhe Sali Berishën dje, Shqipëria ka qenë shumë mirë. Madje ajo ka përjetuar reformime të mëdha, me ndikim, që e kanë çuar atë nga një vend hiçmosgjëkundi në rrugën e zhvillimit.

Qysh këtu mund të shohim se pretendimi i kryeministrit aktual “se nuk janë të gjithë njësoj”, pëson erozionin e parë. Ato që një kryeministër predikon përthyhen në filtrin e xhepit të secilit, ku statistika për rritjen ekonomike as nuk vlen fare. E vërteta e përditshme e çdo njeriu, e çdo familjeje, është e vërteta që vlen dhe ajo na thotë se të paktën kostoja e jeteës është rritur. Se mund të ketë reformë në sistemin energjetik, por çmimi është rritur. Se mund të ketë reformë në arsim, por në katër vite i pamë të gjitha: korrupsionin në arsim, protestën për maturën dhe blerjet e provimeve.

Se mundet të ketë një polici ndryshe, por në katër vite u mësuam me mushkonjat e Divjakës dhe me Shqipërinë e maleve me hashash mbuluar.

Pse kanë rëndësi këto? Jo për të përcjellë një kundërvariant ndaj kryeministrit që në fakt ka të drejtë që të theksojë disa arritje, por sepse nuk ka asnjë, por asnjë politikë të vetme të kësaj qeverie, nga ato që ajo trumbeton, që të ketë hedhur bazat e një zhvillimi të pakthyeshëm afatmesëm apo afatgjatë. E kundërta është e vërtetë.

Vakuumi i madh ekonomik dhe ai në punësim që përjetoi vendi me këtë qeveri – jo detyrimisht për faj të saj – ka krijuar kushtet që Shqipëria e sotme të formësojë një perspektivë të errët që kalon nga ekonomia e kanabisit dhe e emigrimit. Shifrat flasin vetë njësoj sikundër çdo arritje që sot trumbeton zotëria, nesër mund të zhbëhen kollaj nga ata që vijnë në pushtet sepse, as në energjetikë, as në arsim dhe as në raportin qytetar – administratë nuk është vendosur një standard i ri. Standardi i vetëm është ai i konçesioneve të errëta, për të cilat ka edhe hetime.

Ishte kjo qeveri që nisi një aksion represiv për kuponin tatimor, për ta lënë në mes të rrugës e për t’iu kthyer politikave të tjera. Është po kjo qeveri që nuk ka asnjë reagim për zyrtarët e saj të përfolur për korrupsion, duke vështruar  tek akuzat vetëm baltë.

Natyrisht balta nuk mungon në këtë vend. Por edhe kryeministri e hedh atë, ndonëse preferon që ta bëjë këtë me duart apo me gojën e të tjerëve. Hedh baltë ndaj atyre që kërkojnë zgjedhje, hedh baltë ndaj atyre që e kritikojnë duke ndjekur kursin e vjetër “o me mua, o me Saliun”, hedh baltë ndaj medias me të cilën flirton dhe urrehet. Por baltën më të madhe e hedh ndaj të vërtetës sa herë që hesht, apo anashkalon dhe devijon diskutimet për çështje të ndryshme.

Sot kryeministri është në një pozicion komod; ai ndjen se ka një shans shumë më të madh sesa kundërshtarët për të marrë një mandat të dytë. Pasi përballë qëndron një subjekt, implikimi dhe paaftësia e saj cilës e kthen atë në uzurpatore të opozitarizmit. Nuk është e rastësishme që ndërkohë që për çështjen CEZ, socialistët ranë në gjurmët e një ndërmjetësi që çon te Shkëlzen Berisha, në media shpërtheu çështja e bankierit Alfred Peza. Natyrisht edhe këtu mund ta korrigjojmë zotin kryeministër kur thotë se më 18 qershor “PS-ja do të jetë më shumë”, pra më e fotë. Do të jeni më të pasur z. Kryeministër! Kjo është e sigurtë. Dhe është ndoshta, por vetëm ndoshta kjo pasuri që ju jep kurajon apo u kushtëzon optikën për të vizatuar një Shqipëri që vështirë se haset në realitet./Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar22 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix23 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook