Lidhu me ne

Aktualitet

Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij

Besar Likmeta

Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e informacionit që buron nga bashkia Tiranë ka sjellë dhe spekulime të pashmangshme në lidhje me madhësinë dhe misionin e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në këtë institucion, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet me median dhe komunikimin me publikun.

Për të hedhur dritë mbi këtë strukturë, BIRN iu drejtua Bashkisë me një kërkesë të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, duke kërkuar të dhëna mbi numrin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe të drejtorive në varësi të saj, organogramat e këtyre drejtorive si dhe emrin dhe përshkrimin e pozicionit të punës së çdo punonjësi. Nëpërmjet një përgjigje zyrtare të ardhur me 30 dhjetor, bashkia e Tiranës sqaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj “është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin  e rrjetit dhe kanaleve komunikuese.”

Sipas informacionit të ofruar nga bashkia e Tiranës për BIRN, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.  Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.  Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

Sipas bashkisë së Tiranës, përveç mbajtjes së marrëdhënieve me mediat dhe informimit të publikut nëpërmjet programit të transparencës, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit ka si funksion dhe menaxhimin e aktiviteve të ndryshme të bashkisë, si dhe ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të reformës territoriale të qeverisjes vendore, e cila u pasua nga riorganizimi i bashkisë Tiranë nga 11 në 24 njësi administrative, ka pësuar një zgjerim shumë të madh vitit e fundit dhe specialistët e bashkisë janë duke u përballuar me një volum pune mjaft të shtuar” tha bashkia për BIRN.

Bashkia sqaron se pjesë e Drejtorisë së Përgjithme të Komunkimit është dhe menaxhimi i aplikacioneve të reja në shërbim të qytetarëve, si aplikacioni “Tirana Ime,”  i cili ka për qëllim të nxisë qytetarinë aktive.

Marrëdhëniet me median dhe informacioni në bashki prodhohet nga Drejtoria e Informacionit.

Të dhënat e bashkisë Tiranë tregojnë se në total kjo drejtori ka 17 punonjës, ku përveç drejtorit përfshihen dhe tre përgjegjës sektori. Pjesë përbërëse të kësaj drejtorie janë sektori i marrëdhënies me median, sektori i marrëdhënieve me publikun, sektori i komunikimit dixhital online dhe sektori i menaxhimit të aktiviteteve.

Është pikërisht ky sektor, me punonjësit dhe mjetet teknike dhe financiare të vendosura në funksion të tij, që administron prezencën në media dhe rrjete sociale të kryetarit te bashkisë së Tiranës si dhe të institucionit që ai drejton. Përveç këtij grupi drejtorësh dhe specialistësh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka dhe një këshilltar për median në kabinetin e tij…

Me shkurtime nga “reporter.al”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar22 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix23 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook