Kryeministri Rama po dëshmon sot përpara komisionit hetimor për çështjen CEZ. Komisioni drejtohet nga deputeti demokrat Edmond Spaho.
Çështja mbi të cilën po pyetet Zoti Rama është vendimi i qeverisë për të zgjidhur konlfiktin me CEZ me marrëveshje, e duke shmangur arbitrazin. Më parë në komision ka dëshmuar dhe ministri Gjiknuri.
Deklaratat kryesore të Zoti Rama ishin:
- Ishte një situatë tërësisht e komplikuar, humbjet ishin mbi 50 për qind, situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së. Banka Botërore e Fondi Montar Ndërkombëtar kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyetimit privilegjonin zgjidhjen me mirëkuptim.
- Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i morëm falë kësaj zgjidhje.
- Grupi negociator dhe i punës kanë trajtuar me kujdes me të madh të gjitha letrat, mendimet dhe kanë bërë më të mirën për vendin tonë.
- Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria.
- Konfirmoj ç’ka thënë ministri Gjiknuri, mbështes atë që është bërë dhe mbroj bindjen se mënyra si u zgjidh konflikti Shqipëria fitoi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu