Duket se modelet e BMW-së gjithnjë e më shumë bien në sytë e kompanive që merren me modifikime të veturave, dhe kësaj here janë marrë me modelin X5 M.
Siç mund të shohim nga fotografitë, ky BMW X5 M vjen me eksterier me ngjyrë të bardhë Alpine, rrotat me ngjyrë ari, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, edhe tubat e sistemit të shkarkimit të gazrave janë me ngjyrë ari, ndërsa rrotat janë nga kompania Velos XX dhe janë me diametër prej 22-inç (22×10 dhe 22×12.5). Vëmendje të veçantë, po ashtu, tërheqin edhe elementet nga fibra të karbonit, të tilla si spoileri i përparmë dhe difuzeri i pasmë.
Ky BMW X5 M nën kapak ka motorin 4.4-litër V8 TwinPower Turbo me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 4 sekonda. Po ashtu, ky model vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, xDrive, si dhe me marshin automatik M Sport me tetë shpejtësi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu