Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë përgjigje pyetjes se përse ish-kryeministri Berisha nuk shkon më në emisionin e tij “Opinion”.
Në “Këndin e ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24, Fevziu është pyetur nga studentët se përse prej 5 vitesh ish-kryeministri Berisha nuk ka shkuar në studion e tij në “Opinion” dhe ka folur edhe pë raportin e tij me ish-kryeministrin.
Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë Berishës, pasi ai e ka ftuar në emision, por shtoi se nuk ka pranuar të bëjë kompromise.
“Është një çështje që duhet t’ia bësh Berishës këtë pyetje. Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, tha Fevziu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu