Aktualitet
2017, kaos total në Shqipëri
Fatos Lubonja është një kritik i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Madje pa e tepruar, si me shumëkënd që merret me opinionin politik, Lubonja bashkon në qëndrimet e veta si premisë edhe antipatinë thuajse organike për kryeministrin. Ky është efekti jopozitiv i Edi Ramës që prodhon refluks të madh mbi të dhe qëndrimet e personalizuara mbi shtetin. Sot në një koment të bërë në studion e “News24”, Lubonja deklaron se teza e PD-së për përplasje është realiste.
Nuk mendoj që ka gjasa të jetë më i mirë. Kam frikë se 2017-ta do të jetë viti i kaosit total, është një klasë politike e çmenduar, merimanga e droguar e kam quajtur duke u nisur nga projektet që kanë prezantuar. Rritje taksash këtej, rritje andej dhe se ku i hedhin këto para që vjelin askush se di. Pra, taksa kthehet mbrapsht në formë investimi, por këtu unë shoh një situatë të errët shprese, shoh dëshpërim total dhe rrezikun e një kaosi total
tha Lubonja.
http://www.balkanweb.com/site/parashikimi-i-fatos-lubonjes-ne-2017-en-na…
Ndoshta retë e vitit 1997 po afrohen sërish vetëm se kësaj radhe jemi në fushën e hipotezës që buron sa nga një përvojë historike, aq edhe nga një ngërç politik që vjen si paralizim i alternativave. Ku i dihet, ndoshta Lubonja e ka gabim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu