Fjala e tij u mbajt në mbledhjen me dyer të mbyllura në Asamblenë e PS-së, dje, pak pasi foli gjerë e gjatë Rama, e raportuan me radhë ministrat, apo edhe anëtarë të tjerë të forumit.
Por, vetë ish-deputeti, që dha doërheqjen, me një fjalë plot akuza për Ramën, ka postuar në faqen e vet në FB, audion e fjalimit.
Gjatë fjalës së Kokëdhimës, fillimisht ka sunduar heshja ndër anëtarët e Asamblesë, por më pas ndihen muhabete, pëshpërima e kur fjala e ish-deputetit ndizet me akuza shumë të ashpra ndaj Ramës, dëgjohen reagime nga salla.
teksa Kokëdhima akuzon Ramën për pushimin e qindra njerëzve dhe privimin nga garat të të tejrëve, e teksa akuzon se deputet zgjidhet vetëm kë pëlqen kryetari, nga salla dëgjohet: “He bravo, po ti su u zgjodhe ti”.
E me pas, në vijiim të numërimit të akuzave, dëgjihen dy zëra meshkujsh nga salla:
‘Po paske ikur fare ore, të paska vënë mosha përpara” (rreth minutës 17).
E kur Kokëdhima akuzon direkt Ramën për plehrat, nga salla dëgjohen zëra që e shajnë “Injorant”.
Asambleja e Partisë Socialiste votoi vetëm me tre vota kundër heqjen e tij nga të gjitha funksionet nga partia.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu