Sport
Sa kushtojnë biletat Austri – Shqipëri?
Federata e Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave dhe vendet e stadiumit për ndeshjen miqësore që Austria do të luajë kundër Shqipërisë në “Ernst Happel”, më 26 mars, në orën 17: 30, në Vjenë të Austrisë, raporton albinfo.ch.
Sipas faqes zyrtare të Federatës Austriake të Futbollit oefb.at, ajo që bie në sy është një detaj i hollësishëm, si dhe favorizimi i disa shtresave të njerëzve, për të cilët do të jenë biletat me çmime më të ulura se sa të tjerët. Në këtë favorizim do të përfshihen pensionistët, ushtarët dhe studentët, ndërkohë për invalidët dhe personat me shikim të dëmtuar hyrja do të jetë falas. Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 40 euro.
Në vijim iu sjellim edhe çmimet e biletave sipas sektorëve në stadium:
Pas porte: Sektori C / D (tifozët austriakë) – A / F Bileta për të rritur – 24,00 €. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 19,00 €. Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri në 14 vjeç – 8,00 €.
Tribuna përballë: Sektori B / E – Rangu 1 dhe 2. Bileta për të rritur – 40,00 €. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 32,00 €. Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri 14 vjeç – 14,00 €.
Tribuna kryesore: Sektor B / E – Rangu 3. Bileta për të rritur – 32,00 €. Të rinjtë deri 19 vjeç, studentë deri 26 vjeç – 26,00 €. Pensionistë, ushtarë, invalidë, fëmijë deri 14 vjeç – 10,00 €.
Biletat e handikapëve, invalidë në karrocë – falas.
Të verbër dhe me shikim të dëmtuar – falas. Shoqëruesit e tyre – 15,00 €.
Biletat nuk kthehen dhe nuk këmbehen. Në sektorët C dhe D (sektori i tifozëve austriakë), për shkak të aktiviteteve të tifozëve atje mund të ketë pengesa shikimi (flamuj, koreografi, etj). Biletat kanë filluar të shitën nga ora 10:00 e datës 9 shkurt
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu