Lidhu me ne

Temporal

Pritjet zyrtare të Krishtlindjes dhe një gjest ungjillor

Dom Gjergj MetaDOM GJERGJ META

Nuk kishte se si të mos përfshiheshin nga entuziami shumë njerëz kur, nëpërmjet mediave, kanë marrë vesh se këtë vit Arqipeshkëvia Tiranë-Durrës, ka vendosur që, në vend të pritjeve zyrtare të bëjë diçka ndryshe, të shtrojë një drekë për të varfërit.

Po të shkojmë pak në kohë mbrapa, në krijimin e kësaj tradite, vëmë re se në fakt ajo ka lindur nga asgjëja. Megjithatë duhet thënë se kishte një kuptim të vetin normal dhe do të thoja pozitiv në vitet e para pas regjimit komunist. Këto vizita në ato vite ishin një mesazh i fortë që jepej për rehabilitimin e objekteve të kultit dhe të religjionit në përgjithësi. Përveç kësaj, shprehnin edhe vullnetin e strukturave dhe institucioneve, laike apo fetare, për të punuar bashkë. Në këtë kontekst ishte pozitiv roli i Imzot Mirditës që në ato vite, sëbashku me ipeshkëvinjtë e tjerë dhe krerët e tjerë fetarë dha një kontribut të madh në çështjen e harmonisë dhe në vlerësimin e rolit të besimit në jetën shoqërore.

Por me kalimin e kohës në fakt u vu re se kishte diçka që nuk shkonte në këto pritje. Këtë nuk mund ta kuptonin ata që ishin në pritje, por vetëm kush lexonte komentet apo dëgjonte bisedat e njerëzve. Sigurisht nuk ishin pozitive. Kjo filloi të kthehej më shumë në një qokë se sa në diçka të ndjerë. Të jemi të sinqertë: këtë gjë e shihnim të gjithë ngapak si një barrë, si diçka që duhej bërë, por që nuk sillte ndonjë kënaqësi të madhe.

Megjithatë, pa dashur të bëj komentimin e asaj çka ka qenë, do të doja të thoja se ky vendim është në një vazhdimësi të përsosur me dy magjistere: atë të Papës Françesku dhe atë të Imzot Gjergj Frendo-s. Magjisterin e Papa Françeskut tashmë e njohim të gjithë dhe e dimë se si ai ka ndryshuar shumë gjëra konkrete në Vatikan e më gjërë. Po ashtu Imzot Frendo, në gjithë kohën që ka qenë famullitar në Sukth, më pas në Durrës e në vazhdimësi në Tiranë, si famullitar, por edhe si Ipeshkëv Ndihmës, ka pasur një kujdes të vazhdueshëm për të varfërit dhe të përjashtuarit.

Kush kujton meshën e fillimit të misionit të Imzot Gjergj Frendos, më 3 dhjetor 2016, pikërisht ditën e shën Françesk Ksaverit, këtij jezuiti që shkriu jetën e tij në vendet e varfëra të Indisë dhe Oqeanisë për të shpallur Ungjillin, do t’i kujtohen edhe fjalët e homelisë kur tha:

“Së bashku le të ndërtojmë një kishë sipas modelit që na paraqet Papa Françesku: një kishë që pasqyron shpirtin e Krishtit në thjeshtësi dhe përvujtëri, një Kishë që shërben, afër popullit veçanërisht të varfërve, të braktisurve, të mënjanuarve për shkak të ngjyrës ose të gjendjes së tyre shoqërore, viktimave të padrejtësisë, një Kishë që bëhet zë për ata që s’kanë zë. Prandaj le t’u buzëqeshim atyre që kërkojnë solidaritetin tonë, le t’u japim dorën atyre të cilëve ua kishim mohuar, le t’i zgjerojmë zemrat tona që të varfërit dhe të mënjanuarit të gjejnë në to vend strehimi.”

Dhe këtë përkujdesje të tij, që ai e kërkon nga të gjithë të krishterët e Dioqezës që drejton, e ka vënë në jetë me këtë vendim të komunikuar nëpërmjet njoftimit për shtyp ku thuhet pikërisht se:

Për ne të krishterët, Krishtlindja është festa në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës njerëzore me brishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë.”

Ja pra pse një vendim i tillë i cili sigurisht që, nëse ngjall habi te ndokush, te pjesa më e madhe e njerëzve ngjall sigurisht mirëkuptim, admirim dhe simpati.

Rruga e varfërisë është rruga e Kishës. Është një sfidë e madhe, sepse varfëria ungjillore nuk konsiston vetëm në një fakt material, por është zhveshja nga ato struktura  materiale apo shpirtërore që shpesh rëndojnë apo kthehen në një shkandull (pengesë) në takimin tonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër një i krishterë zhvishet, jo si qëllim në vetvete, por për të veshur dikë që ka më nevojë se sa ai. A nuk ishte kjo rruga e Krishtit? Ai zbrazi, zhveshi vetveten, u bë i varfër që të na mbushte, të na vishte e të na bënte të pasur ne (krh 2 Kor 8,9)./Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske30 minuta më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore1 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix1 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar2 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar2 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix2 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Radar2 orë më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Mix3 orë më herët

Domatet, “arma” e fuqishme kundër kancerit të mëlçisë

Konsumimi i domates mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të kancerit të mëlçisë të shkaktuar nga një dietë...

Mix3 orë më herët

‘Receta’ më e mirë për humbje peshe! Ja në cilën orë duhet të konsumoni fruta, të pini kafe dhe të hani darkë për të djegur kalori

Nuk ka rëndësi  nëse hani drekë, darkë apo pini kafe. Koha që e bëni ndikon në shkallën tuaj metabolike dhe...

Mix3 orë më herët

“Melania Trump, nga emigrante në zonjë e parë”, së shpejti dokumentari nga Amazon

Melania Trump ka nënshkruar një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh me Amazon për një dokumentar për jetën e saj, me...

Facebook