Kryesore
Me dorë në zemër dhe mendje tek zgjedhjet
Më pak të dënuar në burgje, më pak debitorë ndaj OSHEE-së dhe më pak pensionistë me të ardhura të uëta. Për të fituar zemëmrën dhe më pas votën e gjithë hallexhinjve qeveria ka marrë disa vendime që kontrastojnë dukshëm me propagandën e deritanishme të të bërit shtet me çdo kosto.
Kështu si fillim propozohet një amnisti, nga e cila përfitojnë edhe personat e dënuar për ndërtimet pa leje dhe ata për vjedhje energjie që ju është marrë vendim i formës së prerë deri me 10/12/2016. Sikurse, personat që janë në hetim apo gjykimin për këto vepra dhe që kanë ndodhur para datës 30/11/2016 pushohen në çdo gjendje që janë. Nga amnistia falen edhe dënimet me gjoba si dhe lirimet me kusht. Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik.
Nga ana tjetër kryeministri ka hedhur në publik variantin e një qeverie që e vë dorën në zemër. Përveç faljes së kamatvonesave për personat që kanë shlyerjer në mënyrë korrekte debitë e energjisë ai tha sot se skema e re e pensioneve u jep mundësi atyre pensionistëve që nuk kanë paguar kontribute që shteti t’u japë pension social.
“Kontributet ndër vite humbnin në gropën e borxhit të qeverisë së shkuar. Sot kemi vendosur një pension social. Për këdo që vjen në moshën e pensionit, edhe pse nuk ka derdhur asnjë kontribut, shteti jep një pension social. Këto janë reforma janë jo për një e dy veta, por për një gjeneratë të tërë dhe brezat që vijnë. Qeveria e kaluar i shpërfilli pensionet. Tashmë vendi ka hyrë në një kthesë jo në një drejtim të paditur siç ishte dikur”, tha Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu