Hetimet lidhur me tmerrin në Berlin, kur kamioni hyri përmes tregut të Krishlidnjeve duke lënë 12 viktma dhe 48 të plagosur tregojnë se personi që u gjet i vdekur brenda kamionit uvra nga autori, i cili më pas u arrestua.
‘Azilkërkuesi rrëmbeu kamion dhe vrau shoferin’ , drejtoi kamionin dhe vrau njerëzit në treg, raporton Daily Mail duke iu referuar policisë.
Autori një azilant mendohet të ketë qenë pas timonit të kamionit 25-tonësh. Njeriu i maskuar në timon – i cili sipas gazetës gjermane Berliner përdorte emra të ndryshëm, ishte afgane dhe kishte ardhur në Gjermani në shkurt. Ai u largua nga vendngjarja para se të arrestohej me pas në një kopsht zoologjik aty pranë.
Policia konfirmoi se shoferi fillestar, i cili ishte transportues i trarëve të çelikut nga Polonia në Gjermani, ishte një shtetas polak i cili u gjet i vdekur në kabinën e kamionit që mendohet se ishte rrëmbyer.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu