Ambasadori rus në Ankara eshte qelluar per vdekje në një atentat me armë zjarri në kryeqytetin turk. Ngjarja ka ndodhur kete të hënë teksa ai merrte pjese ne nje ekspozite dhe mediat shkruajne se ambasadori humbi jeten pasi u dërgua në spital ne gjendje serioze per jeten. Autori u ekzekutua pas nje perleshje me policine.
Rusia dhe Turqia kanë qenë të përfshira në konfliktin mbi Sirinë. Turqia ka qenë një kundërshtare e vendosur e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa Rusia ka dislokuar trupa dhe forcën e vet ajrore, në mbështetje të udhëheqësit sirian.
ORE PAS ORE
Ora 19:45 Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç është autori i vrasjes së ambasadorit rus Andrei Karlov teksa diplomati mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.
Oficeri që ishte jashtë shërbimit në momentin e vrasjes, bërtiti “Allahu Ekber” gjatë sulmit dhe: “Ju rusët shkatërruat Aleppon dhe Sirinë”.
Ora 19:07 Sulmuesi thuhet se bërtiste “Mos harroni Aleppo! Mos harroni Sirinë! Për sa kohë që vëllezërit tanë nuk janë të sigurtë, ju nuk do të gëzoni sigurinë”.
“Kushdo që ka gisht në këtë shtypje do të paguajë një nga një,” shtoi ai.
“Vetëm vdekja do të më largojë nga këtu”, tha atentatori.
Ora 19:05 Ministria e Jashtme ruse tha se pala ruse është në kontakt me autoritetet turke rreth sulmit.
Ora 18:58 Autori i krimit, i cili kishte veshur kostum me kravatë, bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është i madh” në arabisht) gjatë sulmit, raporton AP, duke cituar fotografin e tyre qe ndodhej ne vendin e ngjarjes.
Ai tha disa fjalë në rusisht, sipas agjencisë së lajmeve, dhe dëmtoi disa nga fotot në ekspozite.
Ora 18:50 “Kjo është një ditë tragjike në historinë e diplomacisë ruse. Sot, ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov vdiq pasi u qëllua gjatë një evenimenti publik në Ankara”,- thqa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Sulmi mbi ambasadorin rus është një “akt terrorist”, shtoi ajo.
Ora 18:30 Mediat kane publikuar edhe momentin kur atentatori i kerkon te ftuarve ne ekspozite te dalin jashte dhe pasi ambasadori rus eshte ne toke. Shikojeni me poshte:
Ora 18:27 Mediat kanë publikuar edhe momentin kur qellohet ambasadori rus. Shikojeni me poshte:
Ora 18:20 Presidenti Putin po ndjek me vemendje situaten, tha ministria e Jashtme ruse.
Ora 18:18 I armatosuri, një person i veshur mirë me kostum dhe kravatë, u dëgjua duke thirrur: “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu! Allahu Ekber”.
Ora 18:15 Sipas “Anadolu” shkruan se Andrey Karlov u dërgua në spital, por raporte të pakonfirmuara thonë se ai ka vdekur.
Ora 18:05 Agjencia e lajmeve “Anadolu” tha se sulmuesi është vrarë nga forcat e sigurisë, pas një përleshje me armë.
Ora 17: 59 Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” tha se i armatosur (në foton poshte) është ‘neutralizuar’.
Ora 17:54 Andrey Karlov ka qenë ambasadori rus në Turqi që nga viti 2013, sipas ambasadës ruse
Ora 17:52 Mediat turke kanë publikuar edhe foton e atentatorit, i cili qëlloi me armë zjarri ditën e sotme në një ekspozitë pikturash ambasadorin rus, Andrei Karlov.
Ora 17:51 Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ora 17:50 Sulmi vjen një ditë para se Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu të shkojë në Moskë për bisedime mbi Sirinë me homologët e tij rusë dhe iranianë.
Ora 17:45 “RT” shkruan se ka qenë një person i armatosur i cili ka sulmuar ndërtesën ku zyrtari rus ishte duke marrë pjesë në një ekspozitë fotografike organizua nga shteti i tij.
Ora 17:43 Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria e Jashtme ruse e cila shkruan: Ambasadori, Andrey Karlov, u plagos pasi ishte gati për të dhënë një fjalim në çeljen e ekspozitës “Rusia në sytë e turqve”.
Ora 17:41 Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar dëshmitarë okularë, raporton se ka pasur disa të shtëna, teksa atentatori bërtiti “Dilni jashtë!”.
Ora 17:40 Transmetuesi turk “NTV’ thotë se edhe tre persona të tjerë janë plagosur në atentatin ndaj ambasadorit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu