Lidhu me ne

Letersi

Exegi monumentum – poezi nga A.S. Pushkin

Alexandr-Sergievich-Pushkin1-240x300

*   *   *

Tek frymoj miturisht faraëmblën shpresë,
Se shpirti, herëdokur – sikur të zija besë –
Prore bart mendimet, kalbjes kur i shket
Me shpresën, dashninë, honesh ku ka tret’ –
Betohem! Botën do ta braktisja, përpos
Dhe jetën do ta zhbija, idhullin monstruoz,
Flatruar do kisha n’vendin e lirisë
Ku s’ka paragjykim, as vdekje n’atë vis.
Ku fill plsukon mendimi qiejsh të kulluar…
Ah, më kot i jepem trillit të mashtruar;
Mendimi ngul këmbë, e përbuzka shpresën…
Asgjëja më pret, matanë varrit i vetëm…
Asgjëja! As mendimi, as dashni’ e parë!
Tmerrohem! Rishmi e shoh jetën zemërvrarë,
Rish dua t’rroj gjatë, që rish imazh’ i dashur
Tinëz të ma djegë shpirtin tim të plasur.

 

 

 

Karroca e jetës

 

Sado cit me barrë nginjur,
Karroca leht’ rend papushim;
Frerët i nget Koha e thinjur,
Pa zbritur nga kupeja, prin.

I hypim karrocës me mëngjes;
Me gaz e rrokanisim mendjen,
Tek truajmë dhele dhe përtesë
Vikasim: jepi ç’i qi t’ëmën!

Por çartja na lë nga mesdita;
Të frikësuar, bërë përshesh
Nëpër zgafella dhe rrëpira,
Vikasim: më avash, sylesh!

Nget si më parë karroca tinës:
Me të në muzg jemi pajtuar,
Dhe tek dremisim drejt bujtinës –
Nget kuajt koha kalëruar.

 

 

Vargje të krijuara gjatë një nate të pagjumë

 

Nuk më flihet, dritë s’ka:
Gjithkund terr dhe gjum’ i dystë,
Ora krejt monotonisht
Përbri meje rreh pa prâ.
Pëshpërimë parkash idhnake,
Drithërimë e pagjumë nate,
O jetë minjsh bredharakë…
Përse ankth më kall në gjak?
Ç’kuptim ke pësh-pësh i shpifur?
Dro qortim, a qarje t’hidhur
Për ditët që i treta varg?
Çfarë prej meje rreh të dish?
Më qet fall apo më grish?
Mendjen vras të të kuptoj,
Kuptimin në ty kërkoj…

 

 

Exegi monumentum

 

Një monument i gdhenda vedit, pa vënë dorë,
Udhëza drejt tij s’ka me u veshë prej barit;
Më i lartë do të jetë ai – më madhështor
se shtylla e Aleksandrit.

Jo, s’do shuhem krejt – në shpirt me t’lashtën lirë
Hiri im do të mbetet dhe kalbja nuk e tret;
I lavdishëm do jem, gjer kësaj bote të nxirë
t’i mbet qoftë dhe një poet!

Në gjithë Rusinë e madhe zëri do më gjegjet,
Sikush ka një gjuhë, do më thërrasë me emër,
Krenari nip sllavjan, fini, tunguzi që endet,
mik’ i stepave, kallmik’ i egër.

I shtrenjtë për popullin do të mbetem gjatë,
Që ndjenjat fisnike ia zgjova me lirë,
Që lirinë naltova në shekullin tim t’acartë
dhe lypa për të dobtin mëshirë.

Veç vullnetit hyjnor, ti bindju, o muzë,
Mos lyp kurorë, le t’marrin sharjet dhenë;
Lavd e shpifje ti duhet me i përbuzë
dhe mos u merr me derdimenë!

 

 

*   *   *

(në variantin gegë)

Un ju kam dashtë: dashnia ka gjasë
Në shpirtin tem jo ende nuk asht shqimë:
Por mâ ajo le t’mos iu gërgasë;
Me iu ngrysë nuk due asnji grimë;
Un ju kam dashtë, pa bzâ, pa uzdajë,
Herë djegagur e herë me drojë:
Un ju kam dashtë çiltas, i pafaj,
Sa bane Zot, nji tjetër kaq t’ju dojë.

 

*   *   *

 (në variantin letrar)

Unë ju kam dashur: ndoshta dashuri
Në shpirtin tim krejt ende nuk u fik;
Por le të mos ju brejë juve mërzia;
T’ju trishtoj nuk dua asnjë çikë.
Unë ju kam dashur heshtur, shpresëhumbur,
Herë me ndrojtje, herë me xhelozi;
Unë ju kam dashur aq çiltër, aq bukur
Sa, kaq o zot, t’ju dojë tjetër njeri.

1829


Përktheu nga rusishtja: Agron TUFA 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix1 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix1 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix1 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix1 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar1 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook