Prej më shumë se 4 vitesh qyteti sirian Aleppo është vënë në qendër të vëmendjes tonë nga lufta e përgjakshme që është duke u zhvilluar atje, shkruan opinion.al.
Por që nga fillimi i kësaj luftë në vitin 2012 e deri më sot mbi 45 mijë persona kanë humbur jetën në luftimet e ashpra në Siri, që kryesisht ishin civilë, fëmijë dhe gra, e ndërsa 20 mijë tjerë janë zhvendosur nga qyteti më i madh sirian.
Por kush ishte Aleppo?
Aleppo për shekuj me radhë, ka qenë qyteti më i madh edhe më i bukur i Sirisë. Madje ky qytet në vitin 2006 fitoi titullin “Kapitali islamik i Kulturës”. Aleppo që më parë kishte 2 milionë banorë, sot është shndërruar në një qytet të shkatërruar. Në vitin 1986 qyteti i lashtë i Aleppos u shpall nga UNESCO pjesë e trashëgimisë kulturore, e njerëz nga e gjithë bota e vizituan atë. Por sot ai qytet është kthyer në vendin që po përjeton ndoshta ndër momentet më të përgjakshme të jetës njerëzore.
Shumica e objekteve kulturore janë shkatërruar duke përfshirë Xhaminë e Madhe, e cila ishte ndërtuar në shekullin e 8-të, nderisa kështjella e Aleppos, konsiderohet të jetë njëra nga kështjellat më të mëdha dhe më të vjetra në bote
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu