Ai është një nga zërat më të bukur shqiptarë, që pëlqehet njëlloj në çdo këngë që sjell, edhe pse shfaqet rrallë në media.
“Nuk kam dalë sepse s’kam pasur gjë për të thënë”, është shprehur Gjoka në studion e Top Show, kur ishte i ftuar për klipin e tij në bashkëpunim me Vëllzerit Korçarë. Është videoja e parë e këngëtarit me zërin karakteristik, Aleksandër Gjoka, i cili vazhdon të mendojë që këngët në radhë të parë dëgjohen, edhe pse sot klipeve iu kushtohet shumë rëndësi.
Gjatë intervistës në këtë program, Gjoka ka thënë edhe që nuk ka publikuar ende album sepse nuk mund të bëjë këngë me tekste mediokre duke improvizuar disa nga vargjet e rëndomta që dëgjojmë sot nëpër këngë. Ka ende artistë që mendojnë për artin e vërtetë!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu