Lidhu me ne

Kryesore

PD-ja nuk e ka problem Gruevskin: Në qeveri edhe me Gruevskin, me kusht Marrëveshjen e Ohrit

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, subjekti më me peshë mes shqiptarëve të Maqedonisë ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Takimin e ka njoftuar k y i fundit, i cili ka cilësuar se sugjerimi i PD-së është Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit si  objektiv.

Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës. I shpreha Zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedon”, shkruan Basha.

Dy ditë më parë Ahmeti ka qenë në Tiranë dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe presidentin e Republikës Bujar Nishani. Pas takimi me Metën, Ahmeti ka bërë të qartë pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë s ëre.

Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi në NATO, BE, zhvillimi ekonomik barazia që duhet vendosur midis komuniteteve.  Akoma është herët është të flitet. Me rëndësi është që vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Të vëmë interesin e stabilitetit”, tha ai, duke dhënë një përgjigje neutrale për hyrjen rishtas në koalicion me Nikolla Gruevskin.

Termi “Stabilitet” si dominancë e negociimit nuk e përjashton aspak një qeveri të dytë me konservatorin maqedonas që u rikonfirmua në këto zgjedhje, por ky nuk është problem i Ahmetit si i tillë. Duket se në Tiranë ka një aktor, kryeministri, që nuk e mbështet këtë skemë, njësoj sikundër ruan një distancë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që është e papranueshme.

Në këtë kuadër merr rol mbështetja e opozitës dhe Lulzim Bashës, pas të cilit qëndorn patjetër Sali Berisha. Gruevskin e mbajmë mend që bëri para disa vitesh fushatë elektorale në pakicën maqedonase në Shqipëri, ndërkohë që Sali Berisha nuk gjeti dot mundësi presioni pas 21 janarit 2011 sesa një vizitë në Tetovë. Rakordimi politik mes të dyja aanëve është i qartë në këtë drejtim dhe të djathtët shqiptarë nuk shohin ndonjë problem te kooalicioni BDO-VMRO-DPMNE. Kjo pavarësisht problemeve dhe ndonëse për lëvizjen që tentoi të inskenonte Zorna Zaev i LSDM-së, u përfol se luhej nga amerikanët.

Po kështu, ftohtësia e Tiranës zyrtare që sot kërkon që shqiptarët të flasin me një zë lidhet edhe me ngjarjet e Kumanovës, pas të cilave nga këshlltari për sigurinë i z. Rama, gjenerali Lleshi u kërkua një rishikim i Marrëveshjes së Ohrit. Pati aludime për një veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, që më pas u mohua. Çfarë ka ndodhur është e paqartë zyrtarisht, por Shqipëria politike ka një implikim në ato ngjarje prej nga ku Ahmeti dhe Gruevski u rikonfirmuan pa pësuar çarkje në koalicion. E thënë qartë dhe nga sa mund të lexohet: Ali Ahmeti dhe Gruevski nuk kanë nevojën e dikujt tjetër për të qeverisur. Dhe këtu nis problemi, pasi asnjë politikë nga jashtë nuk mund të imponohet aq kollaj. Zgjedhjet e fundit dhanë provë se elektorati maqedonas, shqiptar dhe sllav nuk i ka tretur karamelet e ëndrrës për barazi që kultivohet me “bomba”, apo edhe me apele diplomatike.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook