Aktualitet
Rama ta fut dhe Rama ta nxjerr!
Gjysëm i dehur nga euforia dhe jo nga rakia, në festimet që bëri në Vlorë, kryetari i PS po kërkon të fusë përsëri në lojë Shpëtim Gjikën si kundër peshë të Koço Kokëdhimës.
Madje po përpiqet të afrojë dhe të ngrohë me dollira edhe ish miq të vjetër dhe të braktisur në vite të ish kryetarit të PS Fatos Nano, sepse zgjedhjet janë te dera dhe Vlora është problematike për Ramën.
Në këto Festa Fushatë, deklaroi se edhe Shpëtim Gjikën që e futi në burg dhe e masakroi publikisht disa herë, ai, kryetari, nuk e hiqte dot nga zemra, megjithë se e kishte hequr nga mendja.
Shpëtim Gjika, që doli disa herë hapur kundër Koço Kokëdhimës, është sot një gur i vlefshëm shahu, për Vlorën e nesërme të fushatës 2017.
Dhe Shpëtimi, tashmë i zbutur dhe kokëulur, është bërë gati të kopsisë marrëdhënie të reja me Ramën, edhe mbasi ai e diskreditoi disa herë publikisht si të korruptuar.
Frika nga efekti i Koço Kokëdhimës, ka detyruar Ramën, të lëpijë fjalët dhe pështypën e hedhur ndaj Gjikës dhe mjaft socialistëve të tjerë në Vlorë. /360grade
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu