Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Dylgjeri ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Ai i ka lidhur deklaratat e Bashës për amendamentin Petrit Vasilit për të mos dhënë me koncesion laboratorët spitalorë, me pemën e Iliiadës, për të cilën ai e ironizon “Luliada”
Më poshtë shkrimi i Dylgjerit
Dje në kuvend u luajt “Luliada”
Deputetët e PD-së nuk muarën pjesë në votimin e “Amendamentit Vasili”, ose ra amendamenti për mos dhënien me konçesion të laboratorëve mjeksor.
Amendamenti ra me 60 e ca vota kundra (PS + Çam) dhe rreth 39 (LSI +PD). Amendamenti ra se nuk morri pjesë PD në votim. Amendamenti ra se na e “shpjegoi” z.Lul Basha në TV Neës 24 arsyen.
Pra dje, u luajt sërisht në Kuvend poema “Luliada”. Ose më thjesht “Luliada” na tha: Unë jam jo vetëm me Sorosin, por edhe me…sorrat, por jo me LSI-në. Kush e i njeh në filozofi këto poema e kupton sa larg qëndrojne në mesazh, në moral, e ne aktrim. Kush e njeh “Iliaden” korr fitoren, kush luan “Luliaden” nuk merr sot as Bathoren!
Ç’tu desh kjo lojë o Lul?
Jetonim te dy në një qytet, dhe shiheshim rrallë e me rrallë… pra ishim të tërhequr. Ishim ne çadrën tonë.
Ti na nxehe dje Lul!
Homeri te Iliada na mësoi të mos e nxehim Akilin.Ti dje…na “vrave” Vasilin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu