Shumëkush prej nesh mund të ketë marrë pjesë në leksione për menaxhimin e kohës, mund të kenë lexuar libra apo artikuj të ndryshëm në internet. Edhe pas gjithë këtyre njohurive të fituara, në fund të gjithë bëjmë të njetën pyetje, pse asnjëherë nuk arrijmë të përfundojmë të gjitha gjërat që kishim palnifikuar?
Përgjigja për këtë pyetje është thjeshtë. Asgjë nga ato që mund të keni mësuar gjatë orëve të ndryshme të leksioneve nuk ka lidhje me përditshmërinë.
Ekzistojnë 2 lloje kohësh: ajo që tregon ora e murit dhe koha reale. Koha reale nuk ka pothuasje lidhje fare me kohën që tregon ora elektronike, ku një orë ka 60 minuta dhe një minutë ka 60 sekonda, sepse në jetën e përditshme, koha është realative. 1 orë kohë mund të flututojë sa hap e mbyll sytë ashtu edhe sikundër mund të duket përjetësi.
Sistemi në të cilin në jetojmë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e kohës. Lajmi i mirë është që koha reale është diçka psikologjike. Ajo ekziston në mendjen tuaj. Ju e keni krijuar atë dhe çdo gjë që ju e krijoni vetë mund edhe ta menaxhoni vetë.
Më poshtë do të lexoni disa teknika të thjeshta të menaxhimit të kohës të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë përditshërisë suaj.
1. Mbani një axhendë për të gjitha gjërat që duhet të përfundoni. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kuptuar më mirë se cilat gjëra i keni përfunduar në kohë dhe cilat jo.
2. Listën e mësipërme duhet ta plotësoni në bazë të prioriteteve. Gjërat më të rëndësishme dhe që duhet të përfundohen më shpejt shënojini në krye të listës dhe më pas vijoni më të tjerat.
3. Planifikoni që të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj në mendime, biseda, aktivitete të cilat ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore.
4. Shkëputuni herë pas herë nga puna më të cilin ishit duke u marrë. Do ta shikoni që do të jeni më produktivë.
5. 30 minutat e para të ditës kushtojani planifikimt të saj. Një gjë e tillë do t’ju vijë shumë në ndihmë dhe do t’ju kursejë shumë kohë, sepse do ta dini që në mëngjes se me çfarë do të merreni gjatë gjithë ditës.
6. Vendosni mbi tavolinë tabelën e vogël lajmëruese “Mos më shqetësoni” kur jeni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk doni t’ju ndërpresin.
7. Nëse telefonata që jeni duke marrë është e parëndësishme në krahasim me disa të tjera që po prisni, apo e njeta gjë edhe për e-mailet që ju kanë ardhur, praktikoni taktikën e të mos përgjigjurit. Një gjë e tillë do t’ju kursente kohë dhe mbi të gjitha atë kohë që do të kurseni mund ta shfrytëzoni në diçka tjetër produktive.
8. Bllokoni rrjetet sociale. Ato janë shndërruar në shpërqëndruesit më të mëdhenj në ditët e sotme gjatë orëve të punës.
9. Mos harroni faktin më të rëndësishëm! Është e pamundur që të arrini të përfundoni gjithçka që keni planifikuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu